Eurobondi 650 milionë euro/ Gazment Bardhi: 200 për të shlyer borxhin e 2015, 450 qeveria i ndan me oligarkët në PPP

272
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka ironizuar Ramën lidhur me eurobondin 650 milionë euro që do të marrë Shqipëria pas krizës së koronavirusit.

Bardhi thotë se 200 milionë euro qeveria do shlyejë borxhin e 2015, kurse 450 milionë euro do i ndajë me oligarkët për PPP.

Ai thotë se kryeministri është i dështuar kurse qeveria është e falimentuar pasi mendon vetëm për 5 veta duke braktisur 5 milionë shqiparë.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI

🔴VËMENDJE! “Sukses” i jashtëzakonshëm: Qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh!

🔴🔴VËMENDJE! 200 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015!

🔴🔴🔴VËMENDJE! 450 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP.

❌ Kryeministër i dështuar, me Qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë.