Ministri Olldashi: Për vitin 2012 pati arritje në të gjithë sektorët, u investuan 26.2 mld lekë, në rrugë

350

Bëhet bilanci i investimeve  për 2012-n nga Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, deklaroi se, gjatë vitit 2012 ka pasur progres të qenësishëm në të gjithë sektorët, por ai veçoi autostradën Tiranë-Elbasan si veprën më të rëndësishme në të cilën është investuar në vitin që lamë pas. Sa i takon kësaj vepre, Olldashi u shpreh se, ka përfunduar 40 % e volumit të punimeve. Gjatë analizës vjetore të punës së kësaj ministrie, ministri Olldashi tha se, investimi në infrastrukturën rrugore, i cili është edhe portofoli më i prekshëm, llogaritet 26.2 miliardë lekë. Sipas tij, u investua në rreth 50 objekte. Një tjetër sektor, që sipas Olldashit, ka njohur investime dhe përmirësim në shërbimin ndaj qytetarëve është ai i ujësjellës-kanalizimeve. “Gjatë vitit 2012 janë investuar rreth 9.2 miliardë lekë në mbi 212 objekte, 85 prej të cilave kanë përfunduar”, theksoi Olldashi. Ministri Olldashi nënvizoi se, edhe strehimi u mbështet nga MPPT-ja. “Janë lidhur rreth 438 kontrata kredie të lehtësuara si dhe janë ndërtuar 922 apartamente sociale”, -tha ai. Në sektorin detar, ministri Olldashi cilësoi si arritje marrëveshjen me organizatën botërore të transportit detar për njohjen e dëshmive të marinarëve, ndërsa e konsideroi atë si mundësi për të gjithë ata për të punuar në tregjet e BE-së. Duke u ndalur në transportin ajror, Olldashi tha se certifikimi i ANTAS sipas standardeve të BE-së për një qiell të vetëm si dhe 5 standardeve të sistemit të integruar të cilësisë ISO, e bënë aktivitetin e saj të ketë një rritje cilësisht shumë të madhe.

Infrastruktura rrugore

Filloi Autostrada Tiranë – Elbasan

Përfundoi Levan-Vlorë;

Përfundoi Levan-Damës;

Përfundoi unaza e madhe e Tiranës segmenti Sauk-TEG,

vazhdojnë punimet në segmentin Qendra Kristal-Sauk,

në rrugën e Valbonës,

by-pass-in dhe unazën e Shkodrës,

Shkodër-Hani Hotit,

përfundoi segmenti Qafë Bualli-Bulqizë në rrugën e Arbrit,

vazhdojnë punimet në Tiranë-Shkalla e Tujanit,

Qafë-Bualli – Plani i Bardhë,

vazhdojnë punimet në Cerenec-Librazhd,

Lin-Pogradec,

Damës-Tepelenë,

përfundoi një lot në rrugën Kardhiq-Delvinë,

përfundoi rruga Sarandë-Butrint,

vazhduan punimet në Sarandë-Konispol,

pothuajse në përfundim dy lote të rrugës Durrës-Rrogozhinë, nga Përroi Agait deri në Kavajë,

punohet nga Kavaja në Rrogozhinë,

vazhdoi puna në bypass-in e Shkozetit

në nyjën e Vorës,

përfunduan dy lote të rrugës Shkozet-Porto Romano (zona industriale),

përfundoi segmenti Kthesa e Patosit-Roskovec,

filluan punimet për Lushnje-Berat,

Fakulteti Filologjik-Sauk, në Tiranë,

filloi riveshja e segmentit Baz-Klos, në Mat,

përfundoi rikonstruksioni  Buzuq-Çorovodë,

filluan punimet për nyjën e Milotit

vazhdoi puna për rrugën Tre Urat-Leskovik,

filluan punimet për Urën e Matit në Burrel,

është në përfundim ura e Pjesës në Shijak.

Vazhdon puna në Urat e Kukësit, (dublimi);

përfundoi segmenti Gusmar-Progonat,

përfundoi loti i rrugës Kukës-Krume.

Planifikimi urban dhe strehimi

-Projekti i “Ndërtimit të banesave me qira të lehtësuar”, i cili po zhvillohet me mbështetje të Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB) ka hyrë në fazën e tij përfundimtare. Janë ndërtuar gjithsej 922 apartamente të reja deri në dhjetor 2012 në të tetë bashkitë pjesëmarrëse.

Tirana 385;

Durrës 126;

Korçë 99;

Fier 96;

Elbasan 96;

Berat 48;

Kavajë 48;

Peshkopi 24.

-Enti Kombëtar i banesave përfundoi këtë vit 105 apartamente për të pastrehët 35+ 35 +35

-Gjatë vitit 2012 janë lidhur 430 kontrata kredie në kuadër të Programit të “Kreditimit të lehtësuar”.

-Janë miratuar planet rregulluese të Himarës, Lushnjës, Kamzës dhe Beratit

Transporti Detar

-Më 26 Nëntor 2012, Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) miratoi njohjen e dokumenteve të Detarëve Shqiptarë

-Përfundoi ndërtimi Terminali i Pasagjerëve në Portin e Durrësit, me një financim prej rreth 22M Euro. Gjatë vitit 2012 ky terminal i ka shërbyer rreth 800.000 pasagjerëve;

-U firmos kontrata për dhënien me koncesion të terminalit të kontejnerëve;

-Vazhduar punimet për kalatën e re në Portin e Shëngjinit vlera 3.6 mil Euro

-Ne portin e Sarandës vazhduan punimet për kalatën për anijet turistike në vlerën 4.7 mil USD.

Transporti ajror

-Pas përfundimit të projektit të modernizimit të hapësirës ajrore dhe ndërtimit të kullës së re të kontrollit ANTA është certifikuar për 6 Standarte Ndërkombëtare. Gjatë këtij viti janë realizuar rreth 173.000 mbikalime dhe rreth 20.000 ulje ngritje avionësh;

-Në Aeroportin Nënë Tereza kanë kaluar rreth 1.664.394 pasagjerë

Mbetjet e ngurta

-Kanë përfunduar punimet për “Rehabilitimin dhe Zgjerimin e Fushës së Depozitimeve të Mbetjeve Urbane të qytetit të Tiranës në Sharrë”. Objekti është kolauduar në Nëntor 2012, si dhe i është dorëzuar Bashkisë Tiranë për shfrytëzim;

-Ka përfunduar faza e i e projektit “Administrimi i mbetjeve të ngurta në Juglindje të Shqipërisë (Maliq)”, Korçë. Në Dhjetor 2012 u nënshkrua Marrëveshja financiare për fillimin e fazës së II-të të projektit, i cili do të arrijë vlerën 9.8 milion Euro;

-Objekti “Administrimi i mbetjeve të ngurta urbane në Shqipërinë e Jugut” është në proces tenderimi për përcaktimin e firmës fituese, e cila do të kryejë punimet e zbatimit për ndërtimin e landfill-it në Bajkaj-Sarandë dhe Stacionin e Transferimit në Himarë.

-Është financuar “Studimi për mbylljen e Venddepozitimit ekzistues të mbetjeve në Elbasan”.

Transporti Hekurudhor

-U miratuar marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi për transportin hekurudhor kufitar;

-U bë parakualifikimi dhe priten ofertat financiare për projektin e hekurudhës Tiranë – Durrës.

Transporti rrugor

Marrëveshje, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit;

Marrëveshje, ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit;

Licencimet

-U miratua rregullorja për licencimin e vlerësimin e pasurive të paluajtshme

-Në fushën e ndërtimit,  janë trajtuar 1289 aplikime për licencim në fushën e zbatimit në ndërtim dhe projektim, mbikëqyrje e kolaudim të punimeve të zbatimit.

-Në fushën e Transportit Rrugor Janë pajisur me Licencë për transport ndërkombëtar udhëtarësh (nëpërmjet QKL) 36 subjekte; me Autorizim 109 subjekte; me Certifikata për transport ndërkombëtar udhëtarësh 352 mjete.

-Në fushën e Transportit Detar janë pajisur me Licencë për Transport ndërkombëtar detar për automjete dhe ose udhëtarë 15 subjekte; janë pajisur me Licencë për Shërbime Portuale 13 subjekte.

Sekretariati Kombëtar i Digave të Mëdha

-Krijimi i arkivës SKDM-se me dokumentacionin teknik të dosjes së digave që janë në shfrytëzim,

Emergjenca Civile

-Krijimi i Sistemit të gatishmërisë dhe lajmërimit në Ministri dhe në institucionet e vartësisë ne Shkurt 2012.

Legalizimet

-janë legalizuar 37 100 objekte

Është miratuar kalimi i pronësisë për 3 646 objekte

Është miratuar shpërblimi për 1 146 pronarë

Janë derdhur në fondin e kompensimit 1. 091. 516.147 lekë

Kamë përfunduar procedurat për 90 000 objekte informale

Investime në Ujësjellës-Kanalizime

Janë financuar 21 objekte me financim të huaj, me vlerë 3,489 miliard lekë, si:

-Projekti i Kanalizimeve të Tiranës së Madhe;

-Ndërtimi i sistemit të KUZ dhe impianti i trajtimit të ujërave të zeza Velipojës; Golem, Durrës,

-Infrastruktura Komunale në 4 qytete, Fier, Gjirokastër, Sarandë, Lezhë;

-Kanalizime të ujërave të zeza dhe impianti i pastrimit të ujërave të zeza Ksamil etj.

Furnizimi me ujë i zonës së Kënetës, Durrës, zona 8-14; Rehabilitimi i puseve në Kafaraj, linja e furnizimit; Ujësjellësi Rajonal Aliko; ujësjellësi qyteti Selenice; stacioni pompimi i Qafës së Kashit;

Furnizimi me ujë i Paskuqanit Faza II;

Rikonstruksion i ujësjellësit të Lagjes 5 maji, Elbasanit. Rikonstruksion ujësjellësi i Çorovodës;

Rrjollit, Shkodër; Furnizim me ujë komuna Balldre;

ujësjellësi i Ksamilit faza e dytë; Furnizimi me ujë i qytetit Peqin;ujësjellësi i Bajram Currit; Ujësjellësi i fshatit Valikarth; ujësjellësi rajonal dhe KUZ Gjinovec Ostren.  Përmirësim i furnizimit me ujë të fshatrave Maminas, Rubjeke, Bilalas; Ujësjellësi i Fshatit Paulesh; Rikonstruksioni i ujësjellësit të fshatit Kuturman; Ujësjellësi i fshatit Menkollare; Gostime, Paper, Lugaj, Valas, KUZ fshati Katund i Ri, KUZ Kusarth; Depo uji 500 m3 rrjet shpërndarës i fshatrave Goriçan, Qendër,  Çlirim, Malas,  Kutalli,Rërëz; rikonstruksion  i ujësjellësit Çinar;

Ujësjellësi i fshatit Shegas, Ujësjellësi Kuman – Vidhishte;Mbrostar – Ura; Dushk fshat – Dushk Sektor; Malas; Rrjeti Shpërndarës në fshatin Frakull; Toshkez-Delisufaj; rrjeti i jashtëm i Mashkullores; Ujësjellësi Rajonal Dropulli i Poshtëm; KUZ Ballaban;ujësjellësi ne lagjet Demokracia, Majkosh dhe në fushën e Tepelenës; linja e jashtme ujësjellësit te Slabinjes; KUZ fshati Cangonj; Rikonstruksion K.U.Z. Lagje e Re Kukës; Margegaj; Nange; Ujësjellësi i Kryemadhit; KUZ Dushaj; ujësjellësi i Komunës Lekbibaj; i fshatit Shënkoll; Spiten; KUZ Kurbnesh; Tresh; Lekgegaj; Shullaz; Grudë – Fushë; Depo uji dhe rrjeti shpërndarës  Paskuqan 1, KUZ Kasalle; ujësjellësi Ndroq; KUZ Kodër-Kamëz; ujësjellës  fshati Vrap; Ibë e Sipërme; Petrelë; Grazhdan; Dhiver; Bashaj – Mesaplik; Novosele Bestrove Shamugjin –Panaja; Konispol; Golimbaz; Shales; Xhyherinë – Babicë e Madhe; Lubonje – Picar; Xhafzotaj, Koxhas; Nishtulla, Durrës; Gjërbësit; KUZ Grabian;  pusshpime për furnizimin me ujë të fshatit Kolonjë dhe Ardenicë; ujësjellës Stegopul;  KUZ – Kolektori Kryesor i qytetit Tepelenë;  ujësjellës-kanalizime Kapshticë; KUZ Patok; Fikas, furnizimi me ujë i Fshatit Reç, Shushicë, Dritas, Mekat, Grabian. Gjatë vitit 2012 kanë përfunduar ndërtimet në dy impiantet e ujërave të zeza : Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza të qytetit të Lezhës dhe Shëngjinit. Ndërtimi i impiantit të përpunimit të ujërave të zeza të Durrësit.