Erion Veliaj: Nisim punën për Kampusin e Ri të Universitetit

457
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj: Nisim punën për Kampusin e Ri

Shpërndarja e kartave të studentit ka nisur edhe pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Kryebashkiaku Veliaj: Deri në fund të ditës do të jemi të pranishëm në 27 fakultete dhe nga nesër në të 30 fakultetet. Studentëve të universiteteve private që na kanë shkruar, dua t’i siguroj se do të jemi të pranishëm edhe aty. Sigurisht, u kemi dhënë prioritet universiteteve publike, duke qenë se bashkia mbahet nga taksapaguesit, ashtu si edhe universiteti publik, ndërkohë që është vetëm çështje kohe sa të nisim shpërndarjen edhe në universitetet private. Përmes kësaj karte, studentët përfitojnë lehtësira në shërbime të ndryshme publike dhe private: si në sektorin bankar, shëndetësor, art, kulturë, turizëm, transport, telefoni, librari, ushqim dhe veshje. I gjithë procesi i pajisjes me Kartën e Studentit nuk zgjat më shumë se 3-4 minuta. Kryebashkiaku dha një tjetër lajm të mirë për studentët. Veliaj: Sapo kemi përfunduar konsultën me të gjithë dekanët për kampusin e ri universitar. Dimë ekzaktësisht sa metra katrorë i nevojiten çdo fakulteti dhe në dallim nga herët e tjera, kësaj here kemi marrë normën e Bashkimit Evropian të metrave katrorë që duhen për çdo student, të cilën e kemi shumëzuar me numrin e studentëve për të arritur në volumin që kemi nevojë për kampusin e ri universitar.