Emiriana Sako: Vijon puna për rehabilitimin e rrugëve dhe hapësirave publike në brendësi të lagjeve të qytetit të Durrësit

137
Sigal

Kryetarja e bashkisë të Durrësit, Emiriana Sako bën të ditur se bashkia po i kushton një punë intensive infrastrukturës. Sako shkruan se : “Vijon puna për rehabilitimin e rrugëve dhe hapësirave publike në brendësi të lagjeve të qytetit, por edhe në njësitë administrative. Duke punuar për rehabilitimin e rrugës “Apulia” rreth 1 kilometër në zonën e plazhit. Asfaltimi i kësaj rruge i shërben rreth 1 mijë banorëve të kësaj zone. Të gjitha këto ndërhyrje rehabilituese i shërbejnë qytetarëve dhe lehtësojnë përditshmërinë e tyre”.

Sako ka ndjekur gjithashtu punimet për riforcimin e një pallati me shkallë dëmi DS4 në lagjen 8.  Aty puna vazhdon me intensitet për objektet DS4 dhe rikonstruksioni i tyre garanton standartet bashkëkohore. Sako shprehet se:- Rikonstruksioni i këtij pallati do të bëjë të mundur rikthimin në banesa më të sigurta e më të forta se më parë të familjeve të kësaj godine.