Erion Veliaj: Kemi nevojë për një pajtim mbarkombëtar!

133
Sigal

Partia Socialiste po zhvillon një fushatë pozitive edhe për zgjedhjet e pjesëshme të 6 Marsit, me objektiva të qarta për punët që do të bëjë pas fitores. Kështu e nisi fjalën e tij, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e zhvilluar në Bërxullë të Vorës, ku kandidati socialist për kryetar bashkie është Blerim Shera.“Ne sjellim vetëm frymë pozitive, pa konflikte dhe sherre. Duket ku është fitorja, duket ku janë njerëzit që i bëjnë gjërat me dashuri e jo me inat, që e duan votën për të bërë punë e jo për të bërë sherr. Po ata për çfarë e duan fitoren? Për t’i bërë karshillëk tjetrit! E duan fitoren për t’i ulur kokën tjetrit! Për t’i përçarë njerëzit! E duan fitoren për t’i ndarë komunitetet tona! E duan fitoren për ta kthyer rrotën e historisë mbrapsht! Ne e duam fitoren për punë! Kjo është një fitore ku puna nis ditën e fitores. Gara bitiset më datë 6 mars, por puna fillon menjëherë më pas”, tha Veliaj.Ai shtoi se Blerim Shera, kandidati i PS në Vorë, e kërkon votën e secilit prej qytetarëve për të bërë edhe më shumë punë.Për PS, Vora është destinacion, gjë që dëshmohet edhe nga prania dhe angazhimi i deputetëve si Paulin Sterkaj dhe Luljeta Bozdo, si të deleguar të zonës.