Gjiknuri: PS do shtojë vëmendjen ndaj shtresa në nevojë

90
Sigal

“Dibra mua më ka dhënë krenari, se bashkë me ju bëmë një fitore shumë thelbësore për Partinë Socialiste, por mbi të gjitha për Peshkopinë dhe për Dibrën. Për ne si Parti Socialiste, për kryeministrin Edi Rama, është shumë e rëndësishme fitorja në Dibër? Nuk është thjesht një trofe politike, duhet të na kuptoni. Ata e kanë hall trofeun. Ata thonë kush të dalë i dyti, kush të dalë i treti, halli i tyre. Nga ajo fitore ai tha: këto e meritojnë. Kryeministri ju dha një premtim: do të vazhdojmë rrugën,- tha. Le ta lëmë një mesazh që Dibra është nga ato që di t’i vlerësojë investimet. Edhe ndonjë që mund të mos dojë Partinë Socialiste, ka një emër shumë të mirë që mund të hedhë votën. Po ta hedh votën për Rrahimin e hedh dhe votën për rrugën, që do të vazhdojë, por dhe për investimet në Dibër”,- tha Gjiknuri. Ai theksoi gjithashtu se Rahimi është kandidati i duhur që interesin parësor ka qytetarët. Gjiknuri u ndal edhe te projekti i ndërtimit të HEC-it të Skavicës ku garantoi qytetarët se çdo vendim për këtë projekt do konsultohet paraprakisht me ta.