Përjashtimi i gjashtë deputetëve të opozitës nga Kuvendi, Vasili: Veprim i pafytyrë i palaçove të “Rilindjes”

146
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër lidhur me përjashtimin e disa deputetëve të opozitës nga punimet e Kuvendit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili është shprehur se përjashtimi i tyre është bërë nga ata që ai i quan palaçot rilindas, e që sipas tij janë një zgjatim i mafies.

Ai thotë gjithashtu se kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së tij që nuk vijnë në seancat plenare dhe shmangin llogaridhënien duke përdorur edhe një fjalor të ulët, nuk dënohen.

Postimi i Vasilit:

Rilindja ne kuvend si nje zgjatim mafioz i kryeministrit, oligarkeve dhe narkotrafikanteve denon deputetet e opozites!

Palacot rilindas ne Kuvend ne pafytyresi te plote denojne deputetet e opozites.

Ndersa Edi Rama refuzon haptas dhe publikisht Kuvendin dhe nuk denohet.

Ndersa Edi Rama shkel Kushtetuten dhe nuk vjen ne kuvend per interpelance dhe del neper televizione ne mbremjen e te njejtes dite dhe nuk denohet.

Ndersa Edi Rama nxjerr kellira nga goja ne Seance Plenare dhe nuk denohet.

Ndersa Deputetet rilindas votojne per deputetet qe nuk jane nuk denohen.

Ndersa bllokojne ngritjen e Komisioneve Hetimore duke dhunuar rregulloren dhe nuk denohen.

Ndersa ministrat nuk vijne as te mbrojne ligjet, qe propozojne vete dhe nuk denohen.

Ndersa bollokojne me vite projektligjet e opozites dhe nuk denohen.

Dhe kane surrat deputetet e rilindjes me Kryetaren Nikolla ne krye te denojne deputetet e opozites.

Dhe ka surrat e flasin per rregullore keto zgjatime mafioze te Kryeministrit kur parlamentin ja kane shitur oligarkeve dhe narkotrafikanteve.