Osman Mula: 78 vite që ballafaqohemi me të njëjtin koncept urrejtjeje, etër dhe bij!

159
Sigal

Prindërit bënë tufëzimin, vranë e prenë duke e çuar vendin në varfëri ekstreme dhe fëmijët e tyre sot rrisin çmimet në të gjithë damarët e jetës me idenë: “Ikni dhe vdisni nëpër rrugët e botës. Pra, teoria e zhdukjes. Model që po çuditim botën se si shteti lufton popullin e tij.

 Atëherë lind pyetja: kush e bën këtë njëshin e qeverisë kaq prepotent, fyes dhe megalloman?! Ka një shpegim. Impotenca jonë dhe grupet majtiste në botë. Ia dhuruam gjithçka. Bile ne sot jemi të ndarë dhe në dy grupime.

Të flasësh sot për situatën aktuale është e lehtë dhe e vështirë. PSE? E lehtë se sot konstaton gabimet dhe shpërdorimet e këtij pushteti korruptiv në të gjitha nivelet, por shumë e vështirë se s’ka burrë nëne që e rregullon këtë shtet që është për faqe të zezë. Në Shqipëri kemi një klasë të majtë ekstremisht të pasur, dihet se programet e majta nuk mbështeten në pasuri ekstreme, por e bazuar, te korrupsioni në bashkëpunim me krimin. Nga ana tjetër kemi një 60 përqindësh tejet të varfër me buxhet nën minimal, ku në sofrat e tyre bosh gjen pjata të shtruara me depresion, me një nerv të pakontrolluar, ku vargu i Migjenit është më aktual se kurrë: “Në ato çarçafe të mbushur me danga ku fashitet etja në epshin kapërthyes,- “njaty zajn fillin të marrët që nesër do lindin me na i mbush rrugët”. 78 vite që ballafaqohemi me të njëjtin koncept urrejtjeje, etër dhe bij. Prindërit bënë tufëzimin, vranë e prenë duke e çuar vendin në varfëri ekstreme dhe fëmijët e tyre sot rrisin çmimet në të gjithë damarët e jetës për të bërë ekzistencën shumë të vështirë me idenë; Ikni dhe vdisni nëpër rrugët e botës. As bar s’do keni se i kemi pushtuar tokat. Pra, teoria e zhdukjes. Model që po çuditim botën se si shteti lufton popullin e tij. Po dikush në pluralizëm duhet të mbajë për situatën një përgjegjësi. Rama, po që po! Por edhe dje edhe sot. mos të harrojmë se dhe ne patëm një administratë që një pjesë mbushi valixhet, nuk mbajtën fare përgjegjësi, pushtuan dhe shitën 3 herë një pronë duke bërë dhe më të marrë ligjin 7501 të propozuar nga R.Aliaj dhe këta pseudo-demokratë jo vetëm që nuk morën asnjë përgjegjësi, por mallkuan çdo demokrat më keq se kampi i majtë duke thënë se: “Nuk na kuptuan ne moderatorëve. Ne ishim shumë progresistë. Ne jemi ndryshe”. Ouu ?!  Jua them unë se çfarë jeni. Sahanlëpirësa, servila dhe paburrsa. Ju dalshin nga hundët për çfarë keni abuzuar duke e lënë elektoratin në ditën më të vështirë. Por dua të përdor dhe një metaforë që të jem më realist: Edi! Je i vetmi trainer bile dhe në botë që ke 10 vjet me ekipin dhe në çdo konferencë shtypi fajëson trainer Salën që ka një dekadë pa ekip. Po mirë, nuk mban ndonjë përgjegjësi ti?! Formacionin ti e bën, ti i vendos skemat e lojës?! Jo vetëm që po humbet o Ramë, por po të ikin dhe tifozët dhe ato pak që të kanë ngelur thërrasin: “Rama ik”!  Atëherë lind pyetja: kush e bën këtë njëshin e qeverisë kaq prepotent, fyes dhe megalloman?! Ka një shpegim. Impotenca jonë dhe grupet majtiste në botë. Ia dhuruam gjithçka. Me parlament, bashki, me komisione, këshilla bashkiake, duke ia lënë gjithë arteriet e shtetit pa kontrolluar në asgjë. Bile ne sot jemi të ndarë dhe në dy grupime. Njëri që ka elektoratin dhe tjetri komandat pa asnjë ushtar me repart bosh.

Dëgjoni, ju komandantët pa ushtri! Jeni votuar nga ne 650 mijë demokratë dhe duhet të na pyesnit ne si duhet të vepronit. Votuesi është faktori. Ju pa ushtri ato fjalë që nxirrni nga goja nëpër cepat e kuintave të skenës së parlamentit nuk i shërbejnë dramës sonë, ato vetëm sa na nervozojnë dhe na prishin humorin e diskutimit. Por dhe ju e dini se zgjedhjet janë pas 3 vjetësh dhe thoni po bashkëpunojmë Ramën kapim çfarë të kapim dhe një javë para zgjedhjeve po vijmë te partia mëmë për bashkëpunim. E njohim këtë skenë se na e kanë bërë dhe të tjerët më përpara. Ne ju themi shkoni njëherë në elektorat, pyeteni atë si mendon, por mos rrini gjatë se po përgatisin fëmijët si refugjatë të rinj! Koha është gjykuesi më i mirë që na detyron të bëjmë zgjedhjen më të mirë. Janë ato që garantojnë fitoren nëpërmjet primarëve. Por dhe primarët duhet të mos jenë të lobuara padrejtësisht. Por dhe ne në këshillin kombëtar duhet të jemi më prezent në jetën politike. Duhet të punojmë me koncept të ri që na dikton koha. Ne duhet t’i themi votuesit se ne do ju kthejmë atdheun e humbur. Duhet t’ia shtojmë besimin shqiptarëve që Shqipëria BËHET. Por duhet të jemi konkretë se populli është tej mase i shqetësuar. Ne duhet të jemi në terren, të jemi aktivë dhe të besueshëm, të jemi të pranishëm në ekrane, në jetën sociale, në shkrime, në Facebook, të largojmë vesin dhe urrejtjen dhe të mos mendojmë thjesht për interesa personale dhe korruptive, por t’i krijojmë hapësirë dhe mjaft të rinjve të diasporës se këtu do gjeni një administratë që do të përpiqet t’ju hapi rrugë,  t’ju ndihmojë për të investuar pasi këta të rinj e njohin shumë mirë nga shkolla dhe eksperienca sistemin e ekonomisë së tregut dhe të gjitha rregullat e lojës, por a jemi në gjendje të punojmë me çdo votues dhe t’i bindim ato që secili të marrë përsipër të afrojë me dhjetra apo qindra demokratë kur disa nga ne nuk i njohin sapo kalojnë 50 m larg shtëpisë? Këshilli kombëtar duhet të mblidhet një herë në dy javë dhe t’i vërë detyra secilit. Kush se bën, mund të mos ketë vend në formacion. Votën s’ta dhuron kush, por duhet ta marrësh. Aq më tepër përballë një qeverie që i ka të gjitha; me banka, me Ppp, me administratë shtetërore, me bashki, me prokurori, me polici, patronazhist, bile kohët e fundit ka futur dhe një precedent të rrezikshëm, ku një grup kriminelësh të panjohur mund të maskohen me uniformë policie dhe të degdisin nëpër rrugë qorre që të mos ngelë as nami as nishani. Prandaj kjo kohë kërkon qëndresa dhe ky ambient duhet të jetë plot dhe jo si këto 3 muaj që vetëm 10 fytyra kam parë. E ritheksoj se Partia ka nevojë për një filtër, që ruan ekuilibrat brenda me njerëz elitarë, me botë akademike që të shqyrtojnë projektet, që dalin nga departamentet duke i sugjeruar programe që nga kupola e gjer në këshillin kombëtar. Ky këshill quhet këshilli i të urtëve apo Senati ! Këtë e kemi pasur dhe ne traditë ku këshilli i burrave diskutonte dhe në fund nuk luante kush nga fjala. Po ta thonte ky këshill fjalën se do kaloni mbi trupat tanë, asnjë nuk do ikte nga fronti. Por dhe këta demokratë qëndrestarë duhen shpërblyer në fund dhe jo siç ka ndodhur dhe shumë u lanë mënjanë dhe nuk iu njohën kontributet. Këtu fillon dhe fyerja më e madhe. Duhet të fillojmë urgjentisht nga puna. Të mos fusim lojtarë që na shesin ndeshjen. Sidomos të përmirësojmë marrëdhëniet me federatën, pra atë shtëpinë që ëshë në krye të rrugës së Elbasanit. Bile, pse jo? Sapo te formohet Senati të kërkohet një takim me miqtë tanë për të kuptuar më mirë se si qendron puna! Çfarë nuk shkon dhe si do përmirësojmë urgjent marrëdhënien se ne jemi Partia pro-amerikane, anti-komuniste dhe ne e sollëm pluralizmin në Shqipëri. Jemi ne ato që mbushëm sheshet me ato vizita historike të Xhejm Beker dhe Xhorxh Bush. Ne jemi perëndimorë dhe ne i përkasim vargut të Fishtës: “Duhet të kthejmë syt nga perëndimi. Ne jemi 650 mijë që votojmë djathtas dhe elektorati duhet të informohet se ne jemi Parti funksionale – parlamentare. Në qoftë se do bëjmë zgjedhje, ne duhet të dimë dhe pozicionin tonë si elektorat. Ka një vit që gjykata ka vendimet në tavolinë dhe nuk vepron për godinën, për emblemën e më radhë. Ne nuk duhet të shkojmë në zgjedhje të topitur, se ndryshe le të fitojë një parti. Ta vendosim bustin e Enverit aty ku ka qenë dhe të lexojmë përsëri librin “Rreziku” anglo – amerikan. Ne e kemi përcaktuar rrugën tonë së bashku me Partinë e Lirisë do ecim paralel, që të sjellim rrotacionin aq të domosdoshëm për këtë vend. Prandaj vargu me i mirë është ai, refreni i qytetit tim: “Rama ik”!