Deputeti i PD Besart Xhafarri ka reaguar me një postim në facebook pas krimit të rëdnë që u regjistrua në Rinas.
Mesazhi:
Sot, kur Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e konsideroi Shqipërinë një vend të sigurt, një atentat si në Sinaloa është regjistruar mesditën e kësaj të marte në Rinas, në zonën më të sigurt të Republikës së Shqipërisë.
Një shkëmbim zjarri midis dy mjeteve luksoze pranë aeroportit të Rinasit ka shkaktuar një të vrarë dhe një të plagosur.
Atentati ka ndodhur në një kohë kur aeroporti ishte i tejmbushur me qytetarë dhe turistë.


















