Enver Bytyci: Eshtë në interesin tënd, zoti Basha, të japësh dorëheqje e të largohesh

230
*
Gjithmonë kam menduar se Lulzim Basha është racional. Kam besuar se ai nuk është i kapur si Edi Rama pas karrikes. Madje u thoja njerëzve “zgjidheni Bashën kryeministër, sepse ai nuk është si Rama të kapet aq fort pas pushtetit”! D.m.th rrëzohet lehtë, nëse nuk e meriton pushtetin! Por u dashka që njerëzit të sprovohen, që ata të njihen.
Ajo që dëshiron Lulzim Basha të bëjë me FRPD-në është e paprecdentë, e pa logjikë, krejt jashtë çdo lloj racionaliteti. Ai dëshiron që një organizate partnere t’i imponojë vullnetin e tij politik. Dhe përse? Sepse kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, u shpreh i gatshëm të marrë pjesë në foltoren e zotit Berisha me të rinjtë!
Edhe njëherë dua ta këshilloj: – Eshtë në interesin tënd, zoti Basha, por edhe të Partisë Demokratike, të japësh dorëheqje e të largohesh, me qëllim që t’i hapet rruga lirshëm reformave të kësaj partie. Sa më shumë qëndron, aq më shumë banalitete shohim!
Sinqerisht, nuk është e shëndetshme kjo as për ju!
Sigal