Kryebashkiakja e Patosit, mbyllë shkollën dhe ja jep me qira për lokal, kushëririt. Banorët dhe nxënësit në protesta

207
Sigal

Nxënësit e një shkollë në fshatin Grizë janë transferuar në Patos, pasi ambientet e shkollës i janë dhënë me qira njerëzve të kryetares së bashkisë, për ta kthyer në lokal. Denoncimi është bërë nga deputeti i PD, Luan Baçi, përmes një reagimi në Facebook.Sipas tij, përmes një vendimi absurd të kryetares së Bashkisë, 46 nxënës të arsimit fillor dhe 22 fëmijë parashkollorë të fshatit Grizë, do transportohen me furgon drejt Patosit, ndërsa shkolla do të kthehet në lokal.“Abuzimi, vjedhjet dhe shpërdorimet e detyrës me vendime absurde të këshillave bashkiakë një partiak dhe kryetarëve të emëruar të bashkive, vazhdojnë të trazojnë jetën e qytetarëve!Vendim absurd dhe abuziv i kryetares së bashkisë Patos!Banorët e fshatit Grizë në Patos, prindër dhe nxënës, protestojnë dhe akuzojnë kryetaren e bashkisë, se 46 nxënës të arsimit fillor dhe 22 fëmijë para shkollorë, sot kanë vendosur t’i transportojnë me furgon drejt Patosit dhe shkollën ta kthejnë në lokal, duke e dhënë me qira shumë vjeçare njerëzve të afërt të saj”, shkruan Boçi. Bëhet fjalë për një hapësirë rreth godinës së shkollës mbi 1 HA.Ndërkohë, nxënësit të dëshpëruar për vendimin, thërrasin: “Duam të hapet shkolla! Duam të hapet shkolla”.