“Tanimë 22 milionë euro janë alokuar për bizneset”, është deklarata e Ramës, që Bozdo thotë se është mashtrim, ndërsa publikon atë që ka thënë Sejko, si më poshtë:
“Bankat janë duke operuar me garancinë e parë sovrane që ka ofruar qeveria e cila është për pagat e punonjësve. Kemi deri në këto momente raste që arrijnë në shumën 8.5 milionë euro”.
Prej shtatë vitesh, shqiptarët dhe ekonomia e tyre po lëngojnë nga Ramavirusi. Kjo është një epidemi shumë më e rëndë se vetë Covid-19. Simptomat akute të saj janë krimi, korrupsioni dhe mashtrimi, si ky në videon më sipër. Ramavirusi shkaktoi fillimisht braktisjen e vendit nga qindramijëra shqiptarë. Sot Ramavirusi ka bërë që të kemi qeverinë e vetme në botë që nuk ndihmon familjet shqiptare, biznesin prodhues, bujqësinë dhe turizmin në këto ditë shumë të vështira.Shqipëria nuk do të njohë të ardhme përsa kohë Rama dhe virusi i tij të qeverisin vendin. Por Shqipëria e meriton një të ardhme të mbarë dhe do ta ketë atë. E ardhmja është pa "RamaVirus"
Gepostet von Eno Bozdo am Mittwoch, 13. Mai 2020
Sipas Bozdos, “prej shtatë vitesh, shqiptarët dhe ekonomia e tyre po lëngojnë nga Ramavirusi”.
“Kjo është një epidemi shumë më e rëndë se vetë Covid-19. Simptomat akute të saj janë krimi, korrupsioni dhe mashtrimi, si ky në videon më sipër.
Ramavirusi shkaktoi fillimisht braktisjen e vendit nga qindramijëra shqiptarë. Sot Ramavirusi ka bërë që të kemi qeverinë e vetme në botë që nuk ndihmon familjet shqiptare, biznesin prodhues, bujqësinë dhe turizmin në këto ditë shumë të vështira.
Shqipëria nuk do të njohë të ardhme përsa kohë Rama dhe virusi i tij të qeverisin vendin. Por Shqipëria e meriton një të ardhme të mbarë dhe do ta ketë atë.
E ardhmja është pa “RamaVirus””, shkruan Bozdo.