Endrit Braimllari: Saimir Tahiri, moralisti i veglës së Ramës

595
Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, në lidhje me deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Braimllari thekson se në kohën e Tahirit, policia u kthye në transportuese, kultivuese e kanabisit dhe drogave të forta.

“Është ky ish-ministër që mbushi Shqipërinë me drogë, ku shefa policie merrnin përqindje për çdo plantacion me hashash”, nënvizon Braimllari. Së fundmi, deputeti i LSI shkruan se Tahiri nuk është gjë tjetër, veçse vegël e Edi Ramës.

Statusi i plotë:

Pasi e përdori mirë për të mbushur Shqipërinë me drogë, pasi e torturoi publikisht tani e nxjerr dhe për te bërë moralistin. Në kohën e këtij ministri, policia u kthye në transportuese, kultivuese e kanabisit dhe drogave të forta. Është ky ish-ministër që mbushi Shqipërinë me drogë, ku shefa policie merrnin përqindje për çdo plantacion me hashash. Janë minimumi tre drejtues të lartë policie në kërkim për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kohën, kur ky moralisti i veglës së Ramës drejtonte ministrinë. U përdor policia e shtetit për përgjime të paligjshme. Krimi i organizuar lulëzonte kudo dhe hynte në çdo zyrë rilindje sepse kishte përkrahjen e “çunave”.