Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së, ka publikuar faktet, ku zvministri I Financave Duçka ka firmosur autorizimin për kryerjen e pagesës të Begos, për tokën e ish serave në Tiranë, duke përgënjeshtruar ministrinë e Fianancave, që thotë se nuk ka asnjë lidhje. Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së shkruan” Kur drejtori i Ahmetajt, pikërisht ai që ka firmosur autorizimin për kryerjen e pagesës, e nxjerrin për të na kundërshtuar por ska rrugëdalje dhe konfirmon denoncimin e PD. Deklarata e PD ishte e qartë, pagesat i ka bërë Mond Bego me Inerte Express shpk, të njëjtën gjë tha edhe Ducka i Ahmetajt. Këto pagesa janë kryer në përmbushje të kontratës së sipërmarrjes që Mond Bego ka lidhur me trashegimtarët Pinari dhe që e bëjnë atë zotërues të pronës . Kur vetëpranojnë privatizimin për llogari të Mond Begos ngelet vetëm t’i përgjigjen pyetjes: A ka pjesë Arben Ahmetaj në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën me firmën e Ramës dhe Veliajt? Përgjigja për këtë pyetje është vetëm çështje kohe!