Endrit Braimllari: Raporti i DASH për klimën e investitorëve nxin Shqipërinë, korrupsion galopant

166
Sigal

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka bërë publike raportin e DASH për klimën e investitorëve në vendin tonë.

Deputeti është shprehur se sipas raportit vendi ynë nuk është një nga të preferuarit për biznes pasi fale politikave klienteliste dhe te korrupsionit galopant te Rilindjes ne çdo sektor investitorët janë larguar.

Postimi i Braimllarit:

Raporti i DASH per klimen e investitoreve te huaj per vitin 2022 e nxjerr Shqiperine nje vend te veshtire pe investimet e huaja.

Korrupsion i larte, PPP klienteliste kane shmangur konkurrencen dhe e kane bere te veshtire klimen e investimeve te huaj ne vend, kjo fale politikave klienteliste dhe te korrupsionit galopant te Rilindjes ne çdo sektor.

Ndaj e vetmja zgjidhje per permiresimin e klimes se investimeve te huaja eshte Revolucioni Antikorrupsion si nje beteje emergjente per te çliruar ekonomine, per te ngritur besimin tek investitoret dhe per ti kthyer qytetareve parate e grabitura nga pushteti i hajduterise se Rilindjes.