U shkrumboi makinën pronarëve të hotelit ku punonte, arrestohet e reja në Sarandë

153
Sigal

Sarandë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetases A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka djegur automjetin e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin B. M., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme.