Endrit Braimllari: Në këtë proces zgjedhor u bënë bashkë administrata publike, të gjithë bashkitë, grupet kriminale, për të goditur LSI-në

328
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, flet për vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) për të rinumëruar votat në 114 kuti votimi në Berat nga 277 kuti që janë në total. Ai thotë se ka pasur raste ku një votues ka votuar më shumë se njëherë, dhe sipas tij KAS është treguar i njëanshëm, duke qenë se nuk i ka marrë parasysh animimet e tyre.

Braimllari nënvizon se kryeministri Edi Rama i ka të gjitha pushtet në dorë, teksa shton se betejën për zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se çështjen do e çojnë deri në Kolegjin Zgjedhor.

”Ditën e djeshme kemi pasur një kërkesë drejtuar KAS me prova konkrete me pavlefshmëri të votova. Pak më parë denoncova sesi në një qendër votimi numri i votuesve ka qenë më i vogël, ndërkohë që kanë në kuti dolën më shumë.

Aty ka pasur një masakër të vërtetë dhe i gjithë procesi ka qenë i manipuluar dhe sjoçka nje kemi identifikuar nga pamjet filmike, por mbiu të gjitha nga provat filmike që ne i dërguam dje KAS ishin mbi 100 prova dhe fakte që kanë të bëjnë me numrin jo të saktë të kutive, dmth që në kui janë gjetur një numër më i lartë I fletëve të votimit sa është numri i zgjedhësve.

Ka pasur raste kur një shtetas ka votuar dy ose më shumë herë. KAS nuk e mori parasysh ankimimin tonë, ky është një vendimi i njëanshëm politik. Mandati në qarkun e Beratit do të ishte për LSI-në, po e njëjta gjë edhe me qarqet e tjera.

Kemi kërkuar edhe për Gjirokastrën. Vendimi antikushtetues i Komisionit Teknik, që në fakt është politik, tërësisht në shërbim të Edi Ramës, për të ndaluar ardhjen e emigrantëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, penalizoi drejtpërdrejt qarkun e Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe shumë qarqeve të tjera. Kjo masakër po vazhdon edhe në KAS, ende nuk ka një certifikim të KQZ dhe një vendim të Kolegjit për 25 prillin. Jemi të bindur që mandati i Durrësit dhe i Beratit është brenda në kuti. Në këtë proces zgjedhor u bënë bashkë administrata publike, të gjithë bashkitë, grupet kriminale, për të goditur LSI-në”,-tha Braimllari në prononcimin e tij.