Don Xhon zbulon për publikun detaje nga hiti i radhës

Pas publikimit të këngës së tij të re “Unë foli i fundit” artisti Don Xhon, ka arritur një sukses te madh pasi kënga po bën xhiron e rrjetit.

Së fundmi, ai ka zbuluar një surprizë për fansat e tij në rrjetin social Instagram, ku përmes një fotoje ai tregon emrin e projektit që do të publikojë.

Sigal

“1 super surprizë, n’Drenicë, cooming soon me kryetarin dhe mikun tim Ramiz Lladrovci”,- shkroi Don Xhoni krahas fotos.

Kënga e re e tij u cilësua si një diss për Noyzin dhe Varrosin dhe menjëherë pas publikmit të saj, në InstaStory ka reaguar edhe Noyzi duke qeshur. Më pas nëpërmjet disa deklaratave ngacmuese, Don Xhoni shprehet:

Po ju djeg aa? Po ju djeg vallah. Ju duhet me dhënë dashuri kur po hyjne reperat e rinj, e jo me dhënë urrejtje e me u përpjek me i ulë e me i nënçmu se ju marrin fytyrën, rasti konkret. Jo me ju bërë diss por vec hajgare duke bërë, po jua marr fytyrën. Ju dua shumë, ju e dini që ju dua”, u shpreh reperi duke shpërthyer më tej në ofendime dhe fyerje të rënda.

Epo, mesa duket, të dy artistët s’kanë të ndalur me deklaratat e tye ngacmuese.

Image