Projekti ruso-gjerman/ Uashingtoni “ul armët” ndaj Berlinit, heq sanksionet ndaj ‘Nord Stream 2’

243
Sigal

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden hoqi dorë nga sanksionet kundër gazsjellësit “Rrjedha e Veriut 2”, një projekt ruso-gjerman, për të cilin Uashingtoni kishte deklaruar se përbënte rrezik për sigurinë gjeopolitike.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken deklaroi në një letër drejtuar Kongresit se heqja e sanksioneve origjinale është në interesin e vetë Shteteve të Bashkuara.

Lëvizja ul tensionet mes Uashingtonit dhe Berlinit lidhur me projektin 12 miliardë dollarësh, të cilin Gjermania dhe vende të tjera evropiane e shohin si një garanci afatgjatë për furnizimin me energji në rajon.

“Përtej kësaj, nuk ka asnjë siguri se çfarë do të vendoset në Uashington pas tre muajsh, kur do të prezantohet një raport i ri. Por mendoj se deri atëherë do të kemi mundësi të bisedojmë me zyrtarët përgjegjës në Shtetet e Bashkuara”, tha Heiko Maas, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Vendimi vjen teksa administrata e Biden po përpiqet të rindërtojë marrëdhëniet me Gjermaninë pas përkeqësimit të tyre gjatë presidencës së Donald Trump.