Endri Shabani, leksion deputetëve: Të zbardhet abuzimi me fondet e shëndetësisë

248
Sigal

Komisioni Hetimor për Shërbime Publike të Sterilizimit dhe Check-UP në shëndetësi u mblodh ku janë thirrur për të dëshmuar, kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani dhe Panajot Soko, ekspert ekonomie, pjesë e ‘Nismës Thurje’.Në dëshminë e tij, Shabani tha fillimisht se qëllimi kryesor është të zbardhet se çfarë ka ndodhur me fondet në shëndetësi dhe si mund të pengohet abuzimi i tyre.Ai shtoi qëllimi se pse u denoncua kontrata e ‘Sterilizimit’ në SPAK ishte për të vërtetuar nëse vërtet kishim të bënim me abuzim apo kjo skemë ishte e drejtë.

Endri Shabani: “Jemi bashkë për ta zbardhur se cfarë kanë ndodhur dhe si mund të pengojmë abuzimet që bëhen me fondet që shkojnë për shëndetësinë. Në dhjetor të 2019, Nisma Thurje ju drejtua SPAK për të hetuar kontratën për Sterilizimin. Në atë kohë sapo kishte filluar pandemia, e cila ende nuk kishte ardhur te ne, por ishte një shqetësim i madh nëse janë spitalet tona për të përgatitur këtë sfidë. Arsye e dytë se pse ne iu drejtuam SPAK ishte fakti se sapo ishte mbyllur hetimi nga prokuroria e mëparshme për një ceshtje që në besonim se kishte abuzim. Kishim besim së SPAK do të sillte një sjellje të re përballë abuzimet me fondet, por mbi të gjitha do të donim të ndërprisnim këtë abuzim. Argumentet kryesore që ne patëm në atë kohë, kishin të bënim me skemën e privatizimin të shërbimeve publike. Ishte një skemë që i jepte për 10 vite një privati pa një konkurrim publik.