Prof.Dr. Elmaz Sherifi: Propaganda në karantinë

150
Sigal

Vendimi i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të pranuar Planin Makron, krijoi mundësitë konkrete për organizimin e Konferencës Ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Tani që kjo do të ndodhë, do të shohim se sa punë e madhe i pret institucionet e shtetit për t’u qasur në standardet më të përparuara të shteteve të BE-së.

Tani do të shohim që propaganda do të futet në “karantinë” dhe defiçitet e qeverisjes demokratike do të bëhen më të dukshme, por kjo do të jetë premisë themelore për të krijuar pushtete demokratike të shtetit dhe administratë shumë profesionale.