Medaljet e damkosura të krimit,varfërisë dhe tradhëtisë, në gjoksin e rilindasve

202
Sigal

Analizë nga Marash Gilaj / Ulja në tryezën e negociatave për kriteret e integrimit duhet të shoqërohet edhe me disa medalje për Shqipërinë për të dalluar krimin shtetëror nga mafia dhe faktin, nëse shteti drejton mafien apo mafia drejton shtetin. Një medalje speciale shkon për hashashizimin, patronazhistët, përdorimin e të dhënave personale, AKSHI-n …

Vlerësim për shpopullimin, largimin e rinisë, Shtetin monist, blerjen e votave, demokracinë fasadë dhe sidomos kapjen e drejtësisë nga sekti sorosian që ka emëruar në krye të institucioneve të vettingut tradhëtarët e kombit, të cilët po e përdorin, çekiçin e drejtësisë në mënyrë selektive, ku kanë përfituar ata gjyqtarë që kanë liruar kriminelët e kalibrit kombëtar dhe ndërkombëtar, apo kanë bërë gjyqet e deputetëve, familjarëve të tyre apo të grave të zyrtarëve të lartë

 

Medalja e parë damkë ishte “Shtet mafioz” dhe “Qeveri e krimit”.Jetojmë në detin e mashtrimeve, në batakun e krimit të organizuar, të hajdutërisë. Kryebashkiakë, deputetë apo ministra gjenden në burg për korrupsion e krime, por ka shumë të tjerë që janë graduar për të njëjtat merita. Drejtësia e vetinguar dhe e reformuar duket se ka vepruar në mënyrë selektive sipas porosive nga partia

 Sigurisht, medalje për merita të veçanta në “shërbim” të kombit, atdheut e përtej. Këto dekorata nuk i dha presidenti që e deshëm dhe nuk e duam më, por erdhën nga ata që na vëzhgojnë, na monitorojnë ne si aspirues për të qënë në gjirin e BE – së. Duke parë nga afër e nga larg ecurinë e realizimit të objektivave që kishim e kemi, qoftë edhe në formë detyre shtëpie, ne bëmë sa mundëm e ditëm në kahun e kundërt, që pasi na thonin se kemi bërë përparime të dukshme, dilnin me konkluzionin se shteti u kriminalizua, u bë mafioz sa nuk kuptohet nëse shteti drejton mafien apo mafia drejton shtetin. Këtë e tha dhe e thotë çdo ditë edhe opozita, ndonëse e përçarë. Për këtë qëllim u aprovua edhe  ligji i famshëm i “dekriminalizimit”. Jetojmë në detin e mashtrimeve, në batakun e krimit të organizuar, të hajdutërisë, që do të thotë se jemi marrë peng prej tyre. Këtu, lavatriçja e pastrimit të parave funksionon për mrekulli. Krimi u kthye në model suksesi. Kaq i mbarë ka qënë ky trend saqë po e eksportojmë kudo nëpër botë me shumicë. Kryebashkiakë, deputetë apo ministra gjënden në burg ose në bankën e të akuzuarve për korrupsion e krime të tjera, por ka shumë të tjerë që janë graduar për të njëjtat merita, edhe pse duhet të kishin pasur të njëjtin fat. Drejtësia e vetinguar dhe e reformuar duket se ka vepruar në mënyrë selective sipas porosive nga partia. Për këtë fenomen kanë folur edhe gazetarë të guximshëm, tashmë, të dënuar me “riedukim” si në kohën e Qoftëlargut. Për t’i rënë shkurt, duke parë gjithë këtë “ përparim spektakolar”, medalja e parë damkë ishte “Shtet mafioz” dhe “Qeveri e krimit”.

Ky pushtet u gatua me miell kanabisi, është më lehtë të gjesh kanabis pranë çdo shkolle se sa çokollata, i shkon dekorata si: “ Kolumbia e Europës” apo “Narkoshtet”.

Fill pas këtij suksesi e entuziazmi, që të jep një medalje e merituar u ideua dhe u vu në zbatim hashashizimi i Shqipërisë. Drogërat, në përgjithësi, të dehin, të bëjnë të fluturosh me presh në prapanicë, sjellin të ardhura për trafikantët dhe për shtetin, që merr përqindjet e shitjes, prandaj, nuk thonë kot se oreksi vjen duke ngrënë. Tashmë, drogën e legalizuam, sepse e donin të gjithë të droguarit, trafikantët po e po, pa përjashtuar edhe disa patronazhistë. Numri i tyre shkonte rreth 300 000. Dhe këta na qënkan shumica sipas atyre që vuajnë nga deliret e halucinacionet. Kështu, dora – dorës, ky pushtet u gatua me miell kanabisi. Siç thotë një deputet i opozitës, është më lehtë të gjesh kanabis pranë çdo shkolle se sa çokollata. Përmes porteve tona detare qarkullojnë të gjitha llojet e drogërave me banane , me oriz apo ndonjë kombinim tjetër dhe si përdorues kokaine zumë vend të dytë në botë. Ndërsa për prodhimin e kanabisit, vend të shtatë. Falë ideatorëve, policisë që deshëm e duam akoma, fikjes së radarëve, transportit me avionë, e të tjera ndihma nga qeveria, suksesi u shpërblye dhe duket ashiqare nga dekoratat e shumta që kemi marrë e presim të marrim. Dekorata si: “ Kolumbia e Europës” apo “Narkoshtet”, etj.

Të ashtuquajturat zgjedhje apo thjesht, votime si në monizëm, njëpartiake, me blerje votash, me shantazh, me patronazhistë kujdestarë e lloj – lloj marifetesh, bënë ato të mos ishin të lira as të drejta. Pra, pushteti u ble dhe u fitua me ndihmën e horrave dhe mbahet gjithnjë nga ky kontribut i vyer. Kështu humbëm demokracinë dhe pluralizmin në tërësi. Ideuesi po punon që kjo të quhet “ Era e të Gjatit.” Ndaj kërkoi me ngulm timonin pa pasur kurrë patentë, pa qënë kurrë shofer. Pushteti dhe paraja ishte qëllimi. Nuk ishte shërbimi as drejtimi. Erdhi kjo fatkeqësi për popullin, si një lloj mallkimi. Me të drejtë, do të na akordohej dekorata e tretë: “Shtet monist.”

Të ashtuquajturat zgjedhje, njëpartiake, me blerje votash, me shantazh, me patronazhistë kujdestarë e lloj – lloj marifetesh, me të drejtë, do të na akordohej dekorata e tretë: “Shtet monist.”

Në vazhdën e dështimeve të suksesshme, kur dihet se krimi ndjell e pjell krimin, për pasojë, filloi shpopullimi i vendit si një dukuri e qëllimshme. Por, le të bëjmë pyetjen: Pse po ndodh kjo? Sigurisht, nga varfëria, rrogat dhe pensionet e ulëta. Pasiguria dhe korrupsioni, mungesa e zbatimit të ligjeve, e meritokracisë, e modelit më të keq të qeverisjes, mosintegrimin në BE, koncesionet e PPP –të e paligjshme apo tenderat sekretë që sjellin vetëm varfëri e padrejtësi. Dhe na e përsërit gjithnjë, “më i miri i të mirëve”, kur dikush e kritikon me të drejtë: ”S’keni parë gjë akoma…”, që don të thotë se edhe më keq do të bëhet. Kjo qeveri ngjan si një kasolle pa çati. “Shtet i dështuar e gati i shpopulluar”, vjen si  medalje e katërtë.

Meqënëse korrupsioni mbetet një plagë e madhe gangrenë, ndërkombëtarët duke filluar nga DASH e me radhë janë të mendimit se jemi kampionë në Europë e më gjërë, pa shënja të mira e vullnet për ta luftuar. Atëherë edhe këtu na takon medalja- damkë: ”Vendi më i korruptuar. ”Dhe është plotësisht e merituar. Kjo është medalja e pestë në radhën e skandaleve, mbi të cilat hedhim valle. Po të kishim drejtësinë që duam, ajo do të ndiqte paranë, por po bën gjumin letargjik. Ndërsa qeveria i shërben euros, dollarit e lekut dhe vazhdon e broçkullit kodra pas bregut.

“Shtet i dështuar e gati i shpopulluar”, vjen si  medalje e katërtë.Varfëria, rrogat dhe pensionet e ulëta. koncesionet e PPP –të e paligjshme apo tenderat sekrete, kjo qeveri ngjan si një kasolle pa çati.

Kanë kaluar, tashmë, gati 9 vjet qëkur erdhi në pushtet sekti i Rilindjes, por asgjë e mirë nuk ka ndodhur në lidhje me integrimin. Kemi dëgjuar e parë shumë skena qesharake, që tregonin se kishim bërë progress e arritur suksese në shumë fusha, sidomos tek reforma në drejtësi, por qeveria mbetej për vjeshtë. Caktoheshin data, ndërsa ne bënim hapa prapa. Ne arritëm në konkluzionin se fajin e kishin ata, “se nusja nuk po vinte që të bënim fëmijë”. Kështu i kemi kaluar këto vite me batuta, gjithça kthyer me kokë poshtë, sepse nusja nuk duhej të vinte, por ne duhet të shkonim  atje, nëse e meritonim. Bazuar në llojet dhe numrin e dekoratave që përmenda më lart dhe të tjerave që meritojmë, Europa duhet të arrijë nivelin tonë që të na bashkohet, por edhe Maqedonia e Veriut të mos na dalë pengesë. Pra, e kemi gjetur fajtorin dhe ia kemi bërë benë. Ne asnjëherë nuk patëm faj. Sa herë u kthyem nga Brukseli me duar bosh e kokën lart. Medalja e gjashtë që na rri mirë në gjoksin gropë e ka titullin: “Shtet i dështuar dhe Demokraci fasadë.” Nuk duhet të harrojmë se për të fshehur dështimet dhe për t’i bërë karshillëk BE-së sajuam në bashkëpunim me armiqtë tanë Minishengenin, dhe që të mos kuptohej si krim, shpejt ia ndërruam e zbukuruam emrin në “Open Ballkan” apo “Ballkani i hapur”. Kjo lloj miqësie e bashkëpunimi duket më shumë si urë ligësie. Hipokrizi dhe dinakëri bashkë. Udhëzimet e Sorosit dhe Vuçiçit nuk duhen zbatuar, sepse bien erë tradhëtie.

Gati 9 vjet qëkur erdhi në pushtet sekti i Rilindjes, por asnj hapë para me integrimin. Medalja e gjashtë që na rri mirë në gjoksin gropë e ka titullin: “Shtet i dështuar dhe Demokraci fasadë”. Për të fshehur dështimet dhe për t’i bërë karshillëk BE-së sajuam “Open Ballkan” me erë tradhëtie.

Shumë dekorata të tjera meritojmë, për të tjera dukuri problematike, por nuk mund të lë pa përmendur inceneratorët, vjedhjen dhe publikimin e të dhënave personale, amnistinë fiskale, hartën gjyqësore, hartën territoriale, riedukimin e gazetarëve, teatrin kombëtar të shembur, përçarjen e opozitës apo rrugët e asfaltuara me 4-5 fishin e shpenzimeve, që duhej të bëheshin. Këto dhe të tjera që presin dekoratat, mbase do t’i ndajë vetë kryeministri me dorën e vet dhe do të bëjë vetë lavdrimet e veta siç ia do menderja. Kjo kompetencë do t’i kalojë vetëm atij, siç na e ka dhënë fjalën, me qëllimin e mirë që të lehtësojë punën e presidentit dhe më e rëndësishmja, kush i di më mirë se ai dhe Shvejku çfarë po gatuan, kush e meriton, dhe sipas këtij modeli, mund të na thotë: “ Ç’më duhet mua çfarë bëj unë dhe kujt ia jap dekoratat?” Dhe ishin e mbeten vanitozë të pandreqshëm.