Elmaz Sherifi: Kryeministri shqiptar, kritiku më i madh i BE, kërkon anëtarësimin në union duke mosrespektuar standardet

330

Shqipëria është vënë në qendër të vëmendjes së politikës ndërkombëtare për shkak të fjalimit të mbajtur nga kryeministri Rama në Këshillin e Europës në lidhje me rezolutën e Dick Marty. Fjalimi ka sjellë edhe reagime të shuma në politikën shqiptare, ndërsa për ndikimin e këtij fjalimi kemi zhvilluar një intervistë me ish- ministrin e PS dhe deputetin për 4 mandate si dhe një njohës i mirë i marrëdhënieve politike Elmaz Sherifi.

Sigal

Fjalimi i Ramës në KiE u konsideruar deri diku arrogant, ndërsa shkaktoi edhe zemërim te të pranishmit, ju si e shihni këtë zhvillim edhe në kuadrin e politikës së jashtme të Shqipërisë?

Pakënaqësi ndaj BE-së janë shfaqur nga shumë faktorë, por Rama është kritiku publik më i ashpër. Kulmi mbërriti me fjalimin që ai mbajti në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe po vazhdon me “mosbindjen” dhe kundërshtimin e kërkesave të institucione e të BE-së, dhe jo vetëm të saj, për të mosmiratuar ligjin e “parajsës fiskale” dhe heqjen e “pasaportave të arta” ! Me sa po kuptohet, Rama e dëshiron anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por duke mosrespektuar standardet europiane, por ato të tijat, prandaj nuk i pëlqejnë “gjuhët e huaja” që duan ta pengojnë në “rrugëtimin e tij” !

A është gjuha e Ramës një rrezik për mënyrën se si na sheh Europa, ndërsa jemi në rrugën drejt integrimit?

Kryeministri mbajti një fjalim shumë të gjatë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe bëri shumë mirë që e kritikoi Raportin e Dick Martin. Stili ishte i “tipit nolian”, e pikërisht kritikat ndaj Asamblesë Parlamentare, ishin të ngjajshme me kritikat që Noli bëri në Asamblenë Parlamentare të Lidhjes së Kombeve më 10 shtator 1924. Keq mendoj se ishte koha e gjatë që mori duke përsëritur disa fakte dhe kritika aspak diplomatike ndaj Asamblesë Parlamentare, nga pritet që të “hedh poshtë” e të miratojë rezolutë kundër raportit të “”Dickut” !! Ashtu si më duket se gaboi kur u shpreh, se: “Çështja e Kosovës për ne, është si trupi me shpirtin” ! Edhe filozofi i Mesjetës Thomas Aquinas e përdori këtë metafor, por ai e përdori për raportin e shtetit me kishën, Ku shteti ishte trupi e shpirti! Së fundmi, për të mos bërë shumë kritika, Rama gaboi rëndë madje, kur u shpreh se e akuzojnë si agjent të Serbisë! Pse kaq i kompleksuar?

Nolit i shkonte sarkazma ndaj Lidhjes së Kombeve, pasi ata e kritikuan se kishte ardhur në pushtet me grusht shteti dhe pas fjalimit nuk i dhanë ndihmën financiare dhe iku nga pushteti.

Uroj që pas sarkazmës së Ramës Asambleja Parlamentare ta rrëzojë raportin e Dickut!


Si e shihni qëndrimin e qeverisë shqiptare, e cila duket mjaft e vendosur për miratimin e amnistisë fiskale dhe pasaportat e arta, dy nisma këto që janë kritikuar nga politika ndërkombëtare?

Kryeministri është vendosur në fokusin e kritikave të SHBA dhe të BE-së për kokëfortësinë që po tregon për miratimin e ligjit të “parajsës fiskale”.  Madje ai doli para godinës së Këshillit të Ministrave dhe deklaroi me pathos se nuk i pyesim e ligjin do e miratojmë. Por nata e “këshilloi” të takohej me ambasadorët e tyre dhe i ftoi të takoheshin te Vila e Mehmetit, ku i prisnin “statujat”. Në mëngjes ndërroi mendim, dhe në kohën që filloi takimi i ftuar prej tij, ai ndryshoi agjendën dhe i “hypi” satelitit që do të “kontrolloj” ndërtimet pa leje të pallateve dhe “zbriti” te “dritarja e ERTV”-së dhe përsëriti mesazhet karakteristike sa herë që ndihet shumë keq, pa marrë asnjë masë disiplinore e administrative për “ushtrinë e inspektorëve”, që paguhen për të mos lejuar e parandaluar ndërtimet pa leje. Keq, madje shumë keq ndihet edhe “armiku i tij i dashur” Vuçiç, sepse BE paralajmëroi ndërprerjen e procesit të integrimit të Serbisë në BE, pasi nënëshkroi marrëveshjen me Rusinë.

Si e shihni ju kërkesën e Çekisë për rikthimin e vizave për Shqipërinë, megjithëse është ende një nonpaper, por që po trajtohet gjërësisht nga mediat e huaja dhe vendase. BE ka deklaruar se do të rimendojë liberalizimin e vizave nëse nuk do të ketë reflektim kjo mund të ndodhë, a është kjo qasje vetëm për shkak të emigrimit ilegal?

Institucionet e BE e kanë rritur presionin ndaj qeverisë për “parajsën fiskale” dhe kërkojnë qasjen e qeverisjes te standardet e BE-së. Kryeministri nuk i pranon kritikat dhe pretendon se nisma ligjore e legalizimit të parave të pista mbështetet te modelet europiane. Ambasadoria e SHBA-së e ka rritur shumë “presionin” ndaj SPAK-ut për lëvizjen me shpejtësi drejt nxjerrjes para drejtësisë të politikanëve dhe administratorëve të inkriminuar dhe bën deklaratën e fortë e përvëluese që udhëheqësit të zgjedhin, “midis njerëzve a kriminelëve”! Kryeministri nuk e pranon deklaratën. Hakerat nxjerrin shumë të dhëna të lidhjes së politikanëve me kriminelë.

Kryeministri e Mohon! Koha do të vërtetojë nga anon e drejta dhe se kush e fsheh të vërtetën.

Si i shihni zhvillimet në politikën shqiptare ku është aktualisht një debat i nxehtë për çështjen e hapjes së dosjeve të ish- sigurimit të shtetit?

Ka dekada që diskutohet hapja e dosjeve, por, një “barrikadë çeliku” e ka penguar dhe e largon kohën e hapjes së tyre! Disa socialistë, shpesh e kanë akuzuar PD- në si pengesë për transparencë, për hapjen e tyre, për të ndodhur ashtu si ka ndodhur në të gjitha vendet ish socialiste. Tani që deputetët e PD-së zyrtare kanë paraqitur projekt-ligjin për hapjen e dosjeve, nisma nuk mbështetet nga disa deputetë të “rithemelimit” të PD-së dhe disa deputetë të “rilindjes” së PS -së. Madje një prej tyre nxorri nga xhepi një tezë të re- “të bëjmë kujdes për hapjen e dosjeve”? Cili duhet të jetë “kujdesi”? Atë nuk e spjegoi, por, e la për t’u nënkuptuar! Dosjet duhet të hapen për të tjerët, jo për vete!