Kim Mehmeti: Piktori dhe “Rilindja” e tij janë kufoma politike, “varrimi” i të cilëve do bëhet në zgjedhjet e ardhme parlamentare

539
Sigal

Shumë institucione ndërkombëtare e trajtojnë Shqipërinë si vend që ende nuk është bërë shtet, si të ishte në luftë, siç i konsiderojnë Sirinë, Afganistanin, ku nuk dihet se kush kënd e lufton, por ku shteti, nga dita në ditë, rrënohet e zhbëhet!

– Se Piktori dhe “Rilindja” e tij janë kufoma politike, “varrimi’ i të cilëve do bëhet në zgjedhjet e ardhme parlamentare, kjo dihet! Por nuk dihet se pas tyre a do vijnë ata që do dinë të ndërtojnë shtet, apo ata që nguten të marrin në dorë pushtet!

– Shenjë se pushtetarët e ardhshëm do i shërbejnë Shqipërisë e jo xhepit të vet do jetë nxjerrja para drejtësisë të atyre që rrënuan vendin, të atyre që e bënë gërmadhw Teatrin Kombëtar!

– Për gjithë ata që janë vënë në mbrojtje të famës së UÇK-sw, kam një pyetje:  E kush është duke e sulmuar UÇK-në? Dhe ku ishit kur shqiptarë e jo të huaj, Presidentin e sotëm të Kosovës e akuzonin për dhunime të bëra gjatë viteve të luftës?!

– UÇK-në më së shumti e kanë keqpërdorur disa komandantw të dikurshëm të saj, e politikanë që e sunduan Kosovën, të cilët ndaj vendit të vet u sollën si mercenarw, pra lavdinë e UÇK-së e keqpërdorën ata burrështetas, të cilët sa herë i kritikoje për keqqeverisje, mbuloheshin me proamerikanizëm, e sa herë ndonjë i huaj i akuzonte për mëkate të bëra gjatë luftës, mbuloheshin me emblemën e shenjtë të UÇK-së!

– Drejtuesit e BDI-së më së miri dëshmuan se emblemën e lavdishme të UÇK-së, e keqpërdorën ata që e përvetësuan atë, ata që gjakun e rinisë shqiptare e përdorën për të ardhur dhe për të mbetur përjetësisht në pushtet, gjë që u mundësoi të pasurohen!

– Ata që nuk e kanë kuptuar deri më sot, kurrë nuk do e kuptojnë se drejtuesve të BDI-së pushteti u duhet për t’i mbrojtur biznes- interesat e veta, e jo mirëqenien e shqiptarëve!