Flet vajza që dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën: Isha e lidhur me të dy

423
Sigal

Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billlës, e cila e dyshohet se nxorri në pritën e hasmit këtë të fundit ka dalë para gjykatës.

E maskuar, dhe duke rregulluar flokët, Lakra shihet që qëndron mjaft e qetë në sallën e gjyqit ku sot do të njihet me masën e sigurisë.

Ajo që vihet re gjithashtu është se Lakra mban edhe maskën e vënë në fytyrë, bashkë me dorezat, duke qenë se ndodhemi në periudhën e pandemisë.

“Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku e ëma e tij kishte parfumerinë. Jemi lidhur por më pas jemi ndarë, fillimisht më ka bërë Billa ftes në instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte,”-tregoi Lakra.

Adiola Lakra u vu në pranga pak ditë më parë. Ajo e ka pranuar para grupit hetimor se ka qenë vetë ajo që e ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën, për paratë që i kishte premtuar Viktor Marku. Lakra ka deklaruar se ishte shtyrë nga Sebastian Mali, që të krijonte lidhje dhe të afrohej me Billën në mënyrë që tu raportonte atyre çdo lëvizje të biznesmenit të ndjerë.

Kështu, në këmbim të parave më 11 qershor, Lakra la takim me Billën, por aty e priti Marku, i cili akuzat ta ketë ekzekutuar për të marrë hakun e të vëllait, Prel markut, të cilin Billa e kishte vrarë në Angli.

Emri i Lakrës doli në tabulatet telefonike, të cilat zbuluan se ajo kishte patur edhe lidhje paralele me Malin.