Eduart Elezi: Qytetarët paguan 3 muaj energjinë me çmimin e paligjshëm

154
Sigal

Eduart Elezi, ekspert për energjinë ka folur për vendimin e qeverisë për vendosjen e fashës për konsumatorët dhe krizën energjitike. Eksperti Elezi ka theksuar se kemi një krizë financiare e cila ka ardhur nga keqmenaxhimi i sektorit publik i cili i shërben konsumatorit dhe biznesit shqiptar me tarifa të rregulluara në energji.

Elezi ka denoncuar edhe një tjetër skandal me OSSH-në e cila ka faturuar shqiptarët me një çmim që nuk është miratuar gjëkundi.

Këtu nuk kemi një krizë energjetike por këtu kemi një krizë financiare e cila ka ardhur nga keqmenaxhimi i sektorit publik i cili i shërben konsumatorit dhe biznesit shqiptar me tarifa të rregulluara në energji. Enti Regullator i Energjisë është një institucion i pavarur i cili miraton tarifat vjetore të energjisë elektrike.

Nga një keqmexhamim i bërë sektorit të energjisë elektrike gjatë vitit 2021, sidomos përdorimi pa kriter i kaskadës së Drinit, ka sjellë vështirësi në furnizimin me energji elektrike, madje kanë arritur edhe në cenim të furnizimit më energjisë elektrike nga konsumatorët shqiptarë.

Çdo krizë menaxhimi ka kosto dhe këto kosto të krizës kanë forma të ndryshme si si mund të përballoheshin këto dhe se si mund të minimizoheshin direkt efektet e saj në ekonominë shqiptare, që të kishte një ecuri të biznesit.

Kjo që po ndodh tani, pra rritja e çmimit për konsumatorët të cilët janë të lidhur në rrjetat e tensionit të mesëm, që do të thotë biznesit shqiptar me 19.5 lekë pra 195 lekë Kë, kjo është një rritje drastike e çmimit të energjisë elektrike, ndodh dhe paligjshëmria sepse ka tre muaj që faturohet me Operatori i Sistemit të Shëprndarjes, me një tarifë që nuk ishte miratuar gjëkundi. Për muajin janar shkurt dhe mars, këto janë faturuar në mënyrë të paligjshme dhe normalisht organet kompetente të SPAK duhet të ndërhynin menjëherë dhe të bllokonin këtë evazion fiskal që po krijohej. Dhe kompania kishte një evazion fiskal pa pasur një vendim të ERE-s.