Prof.Kristaq Kume: Metamorfoza me zgjedhjen e Presidentit

 

Opozita duhet të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së presidentit dhe duhet t’i imponohet mazhorancës me emra të pakundërshtueshëm kandidatësh. “Opozita të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së presidentit të ardhshëm proces i cili nuk ka shanse të përsërisë pazaret e mëparshme, se mazhoranca nuk ndodhet ne kushtet kur nuk e zgjidh dot problemin, pasi i ka votat, por mund të detyrohet nga opozita dhe opozita mund ta detyrojë me propozimin dhe kandidatët që do të çojë. Nëse do të jetë efektive dhe frytdhënëse dhe të bëhet bashkë e të gjejë kandidatë të tillë që janë zor të kundërshtueshëm nga mazhoranca, opozita duhet t’i imponohet me emrat e kandidatëve që të mos ketë mundësi, ose të ketë mundësi të vogla për t’i kundërshtuar”.Për Kumen presidenti i ardhshëm i vendit duhet të jetë një personalitet në fushën e tij, jo i ardhur nga politika dhe shumë më tepër se 40 vjeç, për të mos patur ambicie të tjera politike sikurse ka ndodhur me paraardhësit, por të punojë për të mirën e vendit. Dhe detyrën për këtë, sipas tij, e ka opozita e cila duhet të gjejë gjuhën me të vetët për të zgjedhjen e një presidenti konsensual.Kume është por ligjit organik për presidentin, pasi ndërtohet ngrehina legjislative për dekadat që vijnë, por akuzon mazhorancën se po e përdor situatën për të zbukuruar procesin.“Të ndërtojmë një ngrehinë legjislative që është e zbatueshme për dekadat që vijnë, propozohet mundësia e zgjedhjes me votë nga populli dhe është e nevojshme të trajtohet në legjislacion. Por asnjeri nuk e dëgjoi, jo vetëm nga politika por edhe nga pjesë jo politike. Është e gjitha e stisur që ndërtoi një grackë që zhbën procesin. Mazhoranca i është drejtuar shoqërisë civile të bëhet pjesë. Ku është hedhur kjo kërkesë? Kush e përfaqëson dhe si do përfaqësojë? . Këto veprime nuk i bëjnë mirë procesit. Ata që kanë detyrimin kushtetues ta trajtojnë me seriozitet maksimal se cila do të jetë zgjidhja është tjetër problem për mua. E gjitha do të jetë në sytë e publikut. Mazhoranca por përdor situatën për të zbukuruar procesin sesa për të thënë se çfarë do të bëjë?”

Sigal