Nga Edmond Panariti
Maqedonia, merr hua dy herë më lire se Shqiperia! Sa qesharake propaganda qeveritare se eurobondi, pra dalja ne tregjet financiare per hua dhe norma e interesit e aplikuar , na qenka tregues i rritjes së besimit te ekonomia dhe performanca e saj! Pra të impresionuar nga performanca jonë, na dhane borxh 500 milion euro me interes 5,75%! Por edhe një financier pa pervoje, e di se ky borxh së bashku me normen e interesit është thjesht një oferte konjukturale. Konjukturen e tregut e shfrytezoi bukur Maqedonia Si gjithnje fqinji jonë, luan më zgjuar dhe më lire në tregje dhe e perfiton të njejten hua 500 milion euro me interes dy here më të ulet se ne! Pra 2.75%.Shihni njoftimin e meposhtem dhe gjykoni.
