Edita Tahiri, ish zvkryeministre e Kosovës: Jemi krenarë për marrëveshjen e Rambujesë dhe intervenimin e NATO-s
Edi Rama të mos e përmendë më Kosovën, loboi në favor të Serbisë
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka përkujtuar 22-vjetorin e intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovës kundër Serbisë. Tahiri, e cila ka qenë pjesë e konferencës së Rambujesë, ka thënë se është krenare që kanë realizuar marrëveshjen e cila i kishte dhënë fund luftës në Kosovë. Gjithashtu, Edita Tahiri i dërgoi ultimatum kryeministrit Rama, që të mos flaës më për Kosovën, sepse njëherë, kur ndërhyri, bëri gabim historik, duke tentuar që t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë e skenarëve serbomëdha të Vuçiçit e Millosheviçit!
Është mirë që kurrë mos ta përmend më, sepse njëherë, kur ndërhyri, bëri gabim historik, duke tentuar që t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë e skenarëve serbomëdha të Vuçiçit e Millosheviçit!
Fundi i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve
Edita Tahiri: Marrëveshja e Rambujesë solli intervenimin ushtarak të ShBA-së dhe NATO, ne që e realizuam jemi krenar, ata pak që ishin kundër ishin në anën e gabuar! Dita e kthesës së madhe pas njëqind vjet robërie – sot (dje) 22 vjet më parë filluan bombardimet e SHBA-ve dhe NATO-s ndaj forcave okupatore serbe, që i dha fund gjenocidit serb ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, ndali luftën dhe solli lirinë për popullin tonë. Luftën tonë për liri e realizuam me mençuri, trimëri e sakrifica me sublime. Me aftësi dhe argumente bindëm aleatët tanë perëndimor se lufta jonë ishte e drejtë. Lëvizja për pavarësi, e LDK dhe UÇK, i dha goditjen e fundit armikut. Kontributi dhe gjaku i derdhur i shqiptarëve ndër breza u bënë gurthemel i lirisë dhe shtetit që gëzojmë sot. Nuk duhet të harrojmë kurrë se drita na erdhi nga aleanca perëndimore pas territ tmerrues nëpër të cilin kaluam.
Edi Rama të mos e përmendë më dialogun Kosovë-Sebi!
Dëgjova se Edi Rama e paska përmend dialogun Kosovë-Serbi në një kontekst ndërmjetësimi. Është mirë që kurrë mos ta përmend më, sepse njëherë, kur ndërhyri, bëri gabim historik, duke tentuar që t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë e skenarëve serbomëdha të Vuçiçit e Millosheviçit!