Edi Rama shkon në Itali, nesër merr pjesë në një event në Palazzo Vecchio

207
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Itali. Mësohet se Rama ka shkuar në Firence pas takimit që zhvilloi në Rinas me komisionerin për fqinjësinë dhe zgjerimin në Europë, Oliver Varhelyi. Kreu i qeverisë shqiptare ku ka qenë i ftuar në një event institucional në Palazzo Vecchio të qytetit të Firences dhe për këtë arsye është nisur drejt vendit fqinj, për një vizitë zyrtare.

Por, pasditen dhe mbrëmjen e sotme, Rama ka përfituar që të shijojë edhe bukuritë e Firences. Ai është pritur nga kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Dario Nardella.

Në mbrëmje, Rama ka vizituar dhe “Galleria degli Uffizi” i shoqëruar nga Drejtori i këtij Muzeu, Elke Schmidt, me të cilin për rreth pesëdhjetë minuta ka admiruar kryeveprat e artit botëror të epokës së ‘500. Me tyre, San Giovannino di Rosso Fiorentino, Santa Maria Maddalena di Bachiaça, shenjtorët Giovanni Evangelista e Francesco di El Greco e portretin e Lucrezia Panciatichi del Bronzino.