Edi Rama, ndalo presionet dhe shantazhet mbi qytetarët e Fierit për t’ju rrëmbyer tokat e tyre

221
Sigal

Nga Luan BAÇI

Edi Rama, ndaloni presionet dhe shantazhet mbi qytetaret e Fierit  per t’ju rrembyer tokat e tyre, ne emrin e berjes se nje spitali, por qe ne fakt, keni intersat tuaja ekonomike dhe politike!

Toka e qytetareve eshte private e tyre dhe duhet kompromisi per ta marre dhe jo dhuna qe perdorni ju!

Siç duket ne foto qe po ju veme, ne dispozicion aty afer keni miratuar berjen e stadiumit dhe gjetet tok shtet, pse nuk gjeni te tille edhe per spitalin?

Po aty pak me tutje, ne vend ideal, po ju rekomandojme, aty ku shkruhet “TOKE me ARRA” keni siperfaqe, te bollshme qe Armandua me te vetet kalon kohen e lire duke shetitur dhe relaksuar kur vini dhe ju!

Eshte siperfaqe e bollshme eshte e lire, e mbjelle me peme, frutore, qe sherbehet nga punonjes te bashkise, qe paguhen me taksat tona dhe sherben per shlodhjen tuaj!

Keto siperfaqe toke dhe te tjera qe keni ne dispozicion, vini ne funksion te spitalit dhe mos demtoni qytetaret ne pronen e tyre te ligjshme, duke mos i vleresuar ata, me ate çfare u takon, ne çmimin dhe ne vleren e prones se tyre legjitime!

Jeni te pangopur dhe nuk ndaloni!

Kerkoni zgjidhje te shpejte dhe me fitim per veten tuaj!

Ju duhet spitali me nxitim, per te punesuar njerez ne prag fushate, per te marre vota!

Ju duhet per te hedhur hi syve qytetareve ne ikje e siper se ju po punoni!

Ju duhet se, do te merrni % tuaja te fitimit!

Ju duhet brenda tre muajve, para zgjedhjeve deklaroni, pa pik turpi, se e dini qe jeni te neveritur nga qytetaret!

Ju duhet se e ndjeni humbjen e thelle qe ju pret ne 25 Prill.

KQZ duhet, te nderhyje ne baze te ligjit, pasi investime te tilla dhe dalja e KM dhe Kryetarit te emeruar te bashkise, per ndertim dhe inagurim te tij, duke deklaruar perfundimin para zgjedhjeve, eshte ne shkelje te hapur, me ligjin dhe ndikon drejtepersedrejti ne manipulim te zgjedhjeve!