Edi Rama intervistohet nga Grenell: Jemi mësuar që BE të dështojë me mbajtjen e premtimeve

157
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryeministri Edi Rama dje, zhvilloi një intervistë me Richard Grenell, ish-të dërguarin e presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Rama kritikoi edhe Bashkimin Evropian për shtyrjen e datës së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Grenell: Na e komentoni dot cili ishte qëndrimi juaj dje, ndaj BE-së?

Rama: Është e njëjta gjë. Nga një dorë na thonë që janë gati për të nisur negociatat, dhe nga ana tjetër, nuk marrin dot vendim. Ka të bëjë me disa çështje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është frustruese. Por në të njëjtën kohë është qetësuese, sepse e keqja është se jemi mësuar që BE të dështojë me mbajtjen e premtimeve.

Grenell: Çfarë të thonë specifikisht lideret e BE-së, që ka të bëjë me shtyerjen e negociatave?

Rama: Ata nuk thonë asgjë. Kanë bërë një premtim dhe çdonjëri ka thënë që Shqipëria është gati të nisë bisedimet, por nga ana tjetër, nuk ka asnjë vendim. Është si të jesh pjesë e dikujt që po pret Godonë.