Presidenti Ilir Meta: Ardian Dvorani duhet të shkojë në burg për dhunimin e Kushtetutës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dha një deklaratë të fortë, teksa i ftuar për një intervistë në një emision televiziv tha se ish-kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, duhet të shkojë në burg për dhunimin e Kushtetutës.

Gjithashtu Presidenti Meta tha se mafia ndërkombëtare ka regjistruar telefonatat e tij.

NOA

“Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara në telefonat e saj mesazhet e Presidentit, por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe ne, zgjidhjen do e japim vetë. Ardian Dvorani është dhunues i Kushtetutës, këtë së ndryshon asnjë gjë. Ardian Dvorani do shkojë ne burg për dhunimin e Kushtetutës, kjo punë ka marrë fund. Shpëtim për të nuk do të ketë. Këtë ta kenë të qartë të gjithë”,- deklaroi Preisdenti Ilir Meta.

Më tej Krei i Shtetit shtoi se, “Ai që nuk ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën nuk ka pse te ketë frikë nga burgu. Burgu është për ata që shkelin Kushtetutën dhe jo për qytetarët e thjeshtë, që bëjnë kundravajtje administrative. Burgu është edhe për ata, peshkaqenët e mëdhenj, për trafikantët ndërkombëtarë. Parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të kthejë drejtësinë në vend. Në Shqipëri tani të gjithë e dinë që, vettingun e bën Ëngjëll Agaçi.”