Si degjeneroi funksioni i Sekretarit te Pergjithshem
nga Rilindja?
Për herë të parë posti i Sekretarit të Pergjithshem u
vu në administratën publike në vitin 2000, pas miratimit të ligjit të shërbimit civil në dhjetor të vitit 1999.
Nga ajo kohe kane kaluar 20 vite dhe ky post ende është i paqartë, i lëvizshem, i tjetërsueshem, i përdorshem, dhe anatemuar nga politika. Qysh në diskutimin e projekt ligjit në vitin1999, që u bë nën asistencen europiane pati mjaft debate deri per ndryshimin e emrit nga Sekretar Permanent qe e kish europa ne Sekretar i Pergjithshem qe e votoi politika ketu. Konflikti i emrit qendronte se politika nuk e duronte dot nje nepunes te perhershem, te vazhduar, ashtu siç edhe e kerkonte qellimi i ketij posti ne sherbimin civil per mireadministrimin e taksave te publikut ne administraten shtetrore. Nderkohe ne europe, Sekretaret Permant qëndronin ne detyra prej 15- 20 vitesh pa levizur nga posti. Ligji i Sherbimit Civil i mbronte me seriozitet.
Ne vitin 2000 kam qene edhe Une nder te paret qe konkurova per kete post ne Ministrine e Rendit. Konkurimi u be i hapur, me nje komision pedagogësh dhe specialistesh te drejtesise dhe ekonomise. Konkuruam 37-te vetë nga i gjithë vendi dhe institucionet. Provim me teza dhe me goje. Në fund sipas pikeve te marra fituam 3 vete dhe vleresimet
Ju vune ne tavoline Ministrit te kohes per perzgjedhje, ashtu siç e kerkonte Ligji Civil. Ne perfundim Ministri sipas preferences se Tij, vendosi nje nga emrat e 3-s.
E pershkrova kete procedure per te ardhur sot pas 20 viteve perseri te rekrutimet per kete post civil, po ne Ministrine e Brendshme, qe eshte tjetersuar ne post ushtarak!
Dje administrata dhe publiku u njoh me doreheqjen e Sekretarit te Pergjithshem, (edhe pse arsyet e doreheqjes nuk i njohim) dhe emerimin blic te nje Sekretareje te re!
Nga njoftimet ne shtyp mesuam se Sekretarja erdhi ose “zbriti me parashute” nga Kryeministria ne Minisrine e Brendshme tak -fak! Emërim tërësisht jo ligjor. Emerim klientelist, jashte proceduralisht, nepotist, feminisit, Agaçist, …ist, …ist, …ist.Turp!
Ky eshte shteti dhe admnistrata qe beri Edi Rama.
Nuk ka me ligj te shebimit civil. Ka agallare.
Agaçi apo agallaret vendosin kush dhe ku do te vendosen Sekretaret e Pergjithshem ne Administrate!
Praktike e ndjekur edhe me ekzistuesit deri me sot. Agaçi i qarkullon sekretaret si zarat ne kazino. Ai rekruton, propozon, qarkullon, emron, dikton, tenderon, grumbullon…Kjo eshte administrata zhele e Rilindjes.
Mos e gezofshi Sekretaren!
