Presidenti i PL, Ilir Meta, njëkohësisht kandidat i opozitës në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen programit të PD-ASHM, për të zhbërë atë që ai e quajti, ‘dy realitetet shqiptare’.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Meta thotë se qytetarët e thjeshtë, edhe pse punojnë nuk janë në gjendje të blejnë kurrë një banesë, ndërsa Kryeministri plaçkitës zhytet në luks me verë 33 mijë euro shishja.11 Maji u jep fund këtyre dy realiteteve dhe me fitoren e opozitës, strehimi për shqiptarët do të jetë një realitet dhe jo një ëndërr e parealizueshme’, shkruan Meta.