Durrës, Dako investime në zonën ku banojnë romët, inaguron rrugën

492
DURRES – Përfundojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës së ish Nish-Tullës në Shkozët të Durrësit.
Në ceremoninë e përfundimit të punimeve të rrugës, e cila lidhet me tregun e makinave dhe plazhin e sektorit Rinia ishte edhe kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili theksoi se përfundimi i kësaj rrugë që u shërben 15 mijë banoreve ishte prioritet i bashkisë.
Në kuadër të këtij investimi që kap vlerës e 37 milionë lekëve janë vendosur 1950 metra kanalizime si dhe janë ndërtuar 2500 metra trotuare dhe rruga do jetë e ndriçuar në gjithë gjatësinë e saj.
Dako u ndal edhe tek investimet që janë kryer në këtë zonë.
Nga ana e tyre banorët kërkuan shtimin e koshave për hedhjen e mbeturinave si dhe praninë më të madhe të ndërmarrjes komunale për pastrimin e plehrave.
Sigal