Ilir Meta për kufijtë në Ballkan: Thonë pse të mos bashkohen shqiptarët?! Diabolizëm i gjallë!

519
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur një fjalim mjaft domethënës për kufijtë  në vendet e Ballkanit në në konferencën “Sfidat e sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”.

Nga fjala e Presidentit:

“Unë “marshallist” nuk jam, po gruan e kam “marshalliste” dhe shpresoj që ti përdorë për mirë ato që ka mësuar në qëndër dhe sot është fakt se kemi shumë që kanë përfituar.

M’u kujtua koha kur babai im që ishte oficer ikte natën linte familjen, ia fuste vrapit se flota e Gjashtë Amerikane po afrohej….Dhe sot që jemi nëj vend burim sigurie, jo vetëm për veten por edhe për rajonin dhe një vend kontribues në NATO, që ka edhe tre dëshmorë.

Ajo që dua të theksoj është se nuk ka komb në Ballkan që nuk ka përfituar më shumë nga rënia e perdes së hekurt, sepse nuk ka pasur më të shtypur në Ballkan.

Po të shikojmë sot, kush ka përfituar më shumë? Shqipëria dhe shqiptarët në raport me atë që ka qënë.

Ne ishim thjesht një Kore e Veriut në atë kohë në këtë kontinent në kuptimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit.

Dëgjojmë shpesh: “Ore, pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët?!” Apo jo?

Por natyrshëm: pse të mos bashkohen të gjithë serbët?!

Natyrshëm: pse të mos bashkohen të gjithë kroatët?!

Natyrshëm: pse të mos bashkohen të gjithë boshnjakët?!

Dhe, këto delirime gjoja patriotike, më shumë se sa foklorizëm, janë një diabolizëm i gjallë! Është një përpjekje e politikanëve autoritarë për t’u shmangur nga llogaridhëniet e brendshme dhe për të provokuar tema të cilat spostojnë vëmendjen e opinionit, përgjegjësitë e tyre dhe këtë e bëjnë në mënyrë të koordinuar. Njeri e pason – volejboll, Moza Ibrahimi – Ela Tase. Tjetri zhyt! Dhe dnërkohë çfarë ndodh: ikin të rinjtë nga Shqipëria, nga Kosova, nga Serbia, nga Maqedonia, nga Bosnja, ikin kudo dhe na ftojmë për të parë një film që e kemi parë shumë herë këtu në Ballkan. Dhe bëhet fjalë për një rajon, Ballkanin perëndimor, 20 e ca milionë banorë, as sa Rumania.

Dëgjojmë dhe na pëlqen të dëgjojmë se serbët dhe shqiptarët janë dy popujt më të mëdha të Ballkanit dhe janë si Franca me Gjermaninë. Po është tjetër të thuash që kemi dy popuj të mëdhenj dhe tjetër të bësh atë që bënë ato.

Dua të bëj të qartë diçka si President i Shqipërisë. Ne mund të çojmë edhe më shumë trupa në Afganistan e Letoni, por mundësitë tona janë të kufizuara. Ne jemi një faktor stabiliteti në Ballkan, faktor stabilizues europianizes dhe  ndikues për shqiptarët.

E di ambasadori sa jam lodhur unë për marrëveshjet me Serbinë. Nuk ka asnjë kufizim për marrëveshjet mes dy vendeve, por kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë – Serbi, Shqipëria është thjesht mbështetëse sepse nëse hyn, cenon sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ndaj ne duhet të respektojmë institucionet e Kosovës.