Duka: Shijakun dhe Shqipërinë do ta ndryshojnë njerëzit e ditur dhe punëtorë.

228
Sigal

 

 

Në qytetin e tonë u zhvillua një takim me qytetarë të nderuar të zonës. Takimi ishte i limituar për shkak të protokollit të pandemisë covid dhe ishte konceptuar si një bashkëbisedim i hapur me qytetin.

 

Autoritete dhe personalitete të nderuara me kontribute në nivel kombëtar si Osman Metalla, profesori dhe eksperti në fushën detare apo Klement Zguri, personaliteti nga qyteti ynë që drejtoi KQZ për disa vite. Gjithashtu dhanë mendimet e tyre z. Agim Rametaj, znj. Greta Doraci dhe znj. Savete Bajo.

 

Të pranishëm ishin qytetarë të tjerë të nderuar të qytetit si z. Enver Saraci, z. Lulzim Zehiri, z. Gazmend Domi, z. Subi Dino, z. Artur Gjata, z. Astrit Hoxha. z. Orman Vora, znj. Emira Taga dhe shumë të tjerë.

 

Mirënjohje personaliteteve të Shijakut për mbështetjen për fitore.