”Organizator i protestës”/Vojo Bregu: Kaosi psiqik i kryetarit është kombinuar me ankthin e humbjes

223
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj mbrëmjen e djeshme në emisionin ”Opinion”, përmendi edhe Vojo Bregun, për të cilin tha se bën pjesë në shoqatën e LSI-së e se ishte pjesë e organizatës së protestës së kafshëve. Vetë koordinatori politik i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu shkruan përmes një postimi në facebook se do ishte gjëja më e mirë për Shqipërinë dhe për vetë Partinë Socialiste që të çlirohej nga gjithë ky tension i brendshëm dhe mos t’i tremben kaq shumë humbjes së pushtetit.

Postimi i plotë

Qënkam akuzuar mbrëmë si organizator i një proteste për të drejtat e kafshëve. Rilindja është futur në vorbullën e errët të gjetjes së grupeve armiqësore. Pas çdo proteste i shfaqet LSI, pas çdo greve i shfaqet Ilir Meta, pas Animal Rescue Albania i qënkam shfaqur unë.

Nuk është çudi të thonë edhe se pas Roza Latit ose Besës fshihen LRI bashkë me Lëvizjen e Gruas për Integrim. Përtej humorit gjendja ku ndodhet kjo qeveri dhe ajo parti është e mjerueshme. Kaosi psiqik i kryetarit është kombinuar me ankthin e humbjes, duke u reflektuar edhe tek ai që po vdes t’i zërë vendin.

Do ishte gjëja më e mirë për Shqipërinë dhe për vetë Partinë Socialiste të çlirohej nga gjithë ky tension i brendshëm dhe mos t’i tremben kaq shumë humbjes së pushtetit. Kalimi në opozitë nuk është një makth por një domosdoshmëri e vetëpastrimit nga qelizat malinje si Veliaj & co për t’u ofruar shqiptarëve institucionin e opozitës së nesërme.