Dritan Kaba thirrje BE: Ejani menaxhoni paratë e dhëna, ndryshe ato nuk do dalin as për një kolibe qeni

621
Sigal

FALEMINDERIT BE!
Shqipëria mori vlerën e plotë të dëmeve nga tërmeti. Nëse administrimin e bën vetë qeveria e Rilindjes këto fonda nuk do dalin as për Thumanën, nëse tenderat e rindërtimit bëhen nga BE, atëherë çdo i dëmtuar do marrë vlerën e plotë të dëmit të shkaktuar. BE arriti të ndërtojë bypass-in e Vlorës me 600 mijë euro kilometri, në një rrugë që më parë nuk ka ekzistuar, dmth pa shtrat pa asnjë investim të mëparshëm, dhe Rilindja tenderoi me PPP, një zgjerim rruge me 5 milion euro kilometrin. Kështu me këtë “llogari rilindase nuk kanë si të dali ndihma bujare që dhanë shtetet e BE. Vlera e dëmeve sipas “specialistave” të Rilindjes arrin në 1 miliard euro.
Të njëjtën diferencë që kanë dy tenderat ai i bypass-it te Vlorës, që është rrugë shumë herë më e vështirë se zgjerimi i rrugës Orikum-Dukat, atë shumëfish ka edhe paraqitja e dëmeve nga rilindasit. Plot 9 herë më të lartë, se çfarë është realja!
Shifra 1 miliard është e barabarte me 1 miliard gënjeshtra.
Faleminderit BE, që shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti nuk do ngelen pa shtëpi!
P.S. Ju lutem ejani dhe i menaxhoni ju paratë e dhëna, ndryshe ato nuk do dalin as për një kolibe qeni.
Ejani ju dhe zhvillojini tenderat!