Vasili: Fondet e mbledhura të mos përfundojnë si ato për reformën në drejtësi që u tretën si kripa në ujë

364
Sigal

Koferenca e Donatorëve për procesin e rindërtimin në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar, u finalizua ditën e sotme në Bruksel.

Në lidhje me donacionin e bërë, ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ku tha se me rëndësi është që këto para të shkojnë për këtë proces dhe të mos vidhen.

“Ka shume rendësi qe leket e donatoreve per termetin te mos shkojne dëm si ato te Reformes ne Drejtësi qe u treten si kripa ne ujë dhe prodhuan vetëm kapjen mafioze te shtetit nga rilindja”, shkruan ai.