Konferenca e donatorëve jep 1.1 miliard euro për Shqipërinë. Apeli amerikan: Mos i shpërdoroni!

562
Sigal

Përfundimisht konferenca e donatorëve në Bruksel dha 1.1 miliard euro për Shqipërinë. Kryeministri Rama sapo mori vesh shifrën e lartë të dhënë nga donatorët falenderoi të gjithë që kontribuan.

Ndërkohë përfaqësuesi i SHBA, Palmer, i cili është edhe i dërguari për Ballkanin Perendimor i Departamentit amerikan të Shtetit pasi shpjegoi se ndihma amerikane për rindërtimin pas tërmetit do të jetë 5 milionë dollarë, zyrtari i lartë, theksoi se kërkohet transparencë dhe mirëpërdorim i fondeve.

Pra eurot i morët por kujdes se mos i vidhni!-ishte nënteksti amerikan.

SHIFRAT E DONACIONEVE

BE- 100 milion euro,

KE- 15 milion euro,

Gjermania- 11 milion euro,

Italia-  65 milionë euro,

Franca-  100 milion euro,

Suedia-  5.6 milion euro,

Britania e Madhe- 1 milion pound,

Kroacia- 1 milion euro,

Luksemburgu-  250 mijë euro,

Serbia- 2 milionë euro,

Polonia-  2.7 milionë euro,

Danimarka-  2.7 milionë euro,

Greqia-  2.5 milionë euro dhe 200 shtëpi,

Holanda- 3 milion euro,

Sllovakia- 250 mijë euro për rindërtimin e  objekteve arsimore,

Austria- 1 milion euro për rindërtimin,

Republika Çeke- 9.5 milionë koruna,

Sllovenia – 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura,

Hungari- 5.6 milione euro,

Finlanda-300 mijë euro,

Bullgari- 375 mije euro,

Spanja- 20-25 mije euro,

Rumania- 2 milion lei,

Mali i Zi -500 mije euro,

Maqedonia e Veriut- 6 milionë dinar,

Kosova- 200 mijë euro

Bosnje Hercegovina- 100 mijë marka,

Banka Islamike për Zhvillim- 365 milionë euro kredi për programe financimi ne 5 vite,

Banka Botërore- 160 milionë euro kredi,

Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim deri në 100 milion euro,

Banka e Këshillit të Europës- 155 milion euro grante dhe 100 milion euro hua,

Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin,

Emiratet e Bashkuara Arabe- 2 mijë njësi banimi me vlerë 70 milionë euro,

Zvicra- 9 milionë euro grante për rindërtim,

Katari- 5 milionë dollarë

SHBA- 3.9 milionë dollarë dhe 800 mijë dollarë për monumentet e dëmtuara,

Japonia- 2.5 milionë euro

Azebajxhani- 500 mijë euro

Norvegjia- 21 milionë korona norvegjeze,

Koreja e Jugut- 300 mijë dollarë

Lihtenshtajni- 50 mije euro,

Algjeria- 50 mije euro

Brunei- 50 mijë dollarë

UNICEF-500 mijë euro