Drejtuesit e OSSHE, në  shërbim të oligarkisë

907
Sigal

Ndërkohë që rriten humbjet e energjisë dhe kërkohet rritja e çmimit, rreth 4 mijë abonentë në Tiranë janë pa sahat. Drejtori Klevis Jahaj në vend që të mbledh 700 mln euro borxhe nga administrata, i është turrur tenderave të sahatëve

Në Shqipëri rriten humbjet e energjisë dhe mbi 4 mijë familje në Tiranë pa sahate. Mbi 700 milionë euro borxhe nga administrata, kurse Klevis Jahaj i është ‘turrur’ tenderave

 Sipas të dhënave nga INSTAT, për tremujorin e parë 2021 humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike arritën në 23.6% të totalit të energjisë së konsumuar, nga rreth 19.2% që kishte qenë ky tregues për vitin 2020. Në veçanti, humbjet joteknike arritën në 8.3%, nga 6.9% që kishin qenë vitin e kaluar.

Në mungesë të analizave lidhur me rritjen e nivelit të humbjeve në rrjet, mund të hipotizohet se prodhimi i kriptovalutave mund të jetë bërë një faktor edhe  mungesa e matësve elektrikë tek qytetarët dhe shumë subjekteve private, sidomos në qytetin e Tiranës. Madje në Tiranë ka biznese të fuqishme që paguajnë të njëjtën vlerë që paguajnë edhe banorët e apartamentit. Dhe për këtë Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tiranës, Klevis Jahaj hesht duke bërë ‘një sy qorr dhe një vesh shurdh’.Ndërkohë, që me dhjetëra biznese VIP, me supermakete, qendra tregtare, fabrika, miniera, qendra televizive etj.. i detyrohen shtetit miliona euro, por çuditërisht nëpërmjet amnistive ato falen, pasi qëllimist për shkak të lidhjeve nepotike me zyrtarët e lartë të ministrisë dhe drejtorive rajonale kanë lobuar për faljen e këtyre milionave dhe bashkë me to edhe gjobat dhe kamatvonesat. Rreth 453 mijë familje janë pjesë e skemës nga e cila mund të përfitojnë falje të kamatëvonesave në rast se paguajnë pa ndërprerje 6 muaj radhazi detyrimet për energji, sipas kontratës së firmosur me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë. Gjithashtu afërsisht 5 mijë  abonentë sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të faturohen aforfe deri në fund të vitit, ku pjesa dërrmuese i përket Tiranës. Vetëm të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se institucionet shtetërore kanë një borxh të akumuluar në vlera të frikshme prej 700 milion euro. Pse ka ndodhur kjo situatë, kur dihet që shumica e institucioneve borxhlie janë në Tiranë ? Sepse Drejtuesit e OSHEE Sh.a Tiranë dhe kreu i saj Klevis Jahaj i ka krahët e ngrohta dhe nuk troket dot në dyert e institucioneve qeveritare. Ndërkohë që për fakirët, ka gati “litarin në fyt” edhe pse njerëzit janë pa punë dhe flenë gjumë pa bukë. Dhe në vend që drejtori i OSHEE Sh.a Tiranë Klevis Jahaj të meret me vendosjen e sahtëve elektrikë tek abonentët që nuk i disponojnë ka filluar një sulm që do t’a kishin zili edhe ”bandat” e bankave ndaj bizneseve, për të vendosur matësit e zakonshëm me ata “Inteligjent”, por që në gjuhën teknike quhet modeli NES. Me sa duket Klevis Jahaj ka marrë urdhër që të vendosen sa më shumë matësa të tillë tek bizneset të cilat edhe ashtu siç janë në këtë situatë covidi, janë në prag të falimentit. Kanë zgjedhur bizneset si mundësinë më të mirë për t’u rrjepur paratë, pasi dihet që këto para do i paguajnë kompanitë. Ndërkohë që duhet të bëjë të kundërtën, pasi bizneset janë më sahat, dhe sahatët e rinj vendosi tek subjektet dhe qytetarët që nuk kanë , jo tek bizneset që i kanë vënë sahatet para 3 vjetësh. Pra bizneset duhet të paguajnë tenderat e shefave dhe oligarkëve të pacipë, të paskrupull, banditë dhe pazarçinj. Dhe nëse nuk pranon që ata të ndërrojnë sahatët, “kaçakët” e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kërkojnë policinë dhe me dhunë ,ndërrojnë sahatet, vendosin të rejat, paratë i paguan biznesi dhe sahatët e tjerë edhe pse janë të rinj i marrin me vete. Ku ndodh dhe ku e gjen këtë të drejtë ? Po a e dini ju z. Jahaj që një biznes ka dhënë 10 ambjente me qira, paguan taksat dhe tatimet e tashmë duhet të paguajë edhe sahatet sepse secili nga ambjentet me qira e ka sahatin më vete. E në këto raste rruga e vetme është gjykata. Nëse  Drejtori i Drejtorisë Rajonale të OSHEE, Tiranës Klevis Jahaj kërkon të bëhet sejmen i atyre që kanë fituar tenderat si faza e parë e përgatitjes së PPP së radhës me “sahatët inteligjent” ky është një krim dhe kërkon hetim të menjëhershëm. Në numrin e ardhshëm do t’i bëjmë me dije qytetarëve historinë se si ka nisur përgatitja e dhënies me koncesion të këtij shërbimi dhe mundësia që t’a përshpejtojnë është të mbledhin lekët bizneseve dhe qytetarëve për ta quajtur sukses, pavarësisht se qindra e mijëra qytetarë e subjekte janë pa sahat dhe mijëra të tjerë nuk paguajnë duke i çuar humbjet në OSSHE në miliona euro.