U aksidentua dje, ndërron jetë 29-vjeçarja, rëndë shoferi i makinës

171
Sigal

Një 29-vjeçare e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Ford” të aksidentuar një ditë më parë në Pogradec ka ndërruar jetë.

Makina në të cilën ajo udhëtonte ka dalë nga rruga të enjten në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç.

Për pasojë ajo mbeti e plagosur rëndë bashkë me shoferin e mjetit, shtetasi K. G., 42 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia bën me dije se e reja ka ndërruar jetë rrugës teksa transportohej drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.