Buxheti 2024/ Mbështetje me bursa për 3600 nxënës të arsimit parauniversitar

61
Sigal

Mbi 3600 nxënës të familjeve në nevojë do të mbështeten me bursa në arsimin parauniversitar, me buxhetin e vitit 2024.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Arsimit, me buxhetin e vitit të ardhshëm, që u miratua këtë të enjte në Kuvend, do të përmbyllen rreth 30 objekte shkollore dhe do të hapen kantiere të reja në të gjithë vendin.

NOA

Nga ana tjetër, për herë të parë do të aplikohet programi i mësuesve të dispozicionit dhe përforcimit. Do të krijohen klasa mbështetëse për rritjen e nivelit të nxënësve me rezultate jo të larta, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në shkollën e re 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan.

 “Ne jemi duke nisur një program të ri, programin e përforcimit dhe të dispozicionit në shkolla, i cili do të pilotohet në 30 shkolla në të gjithë vendin. do të jenë më shumë se 80 mësues, të cilët do të angazhohen në territor dhe do të kenë mundësi të mbështesin nxënësit që kanë rezultate jo të larta, nëpërmjet programit të përforcimit”.