Drejtësia e Re refuzon të hetojë Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin! Apeli i GJKKO-së nxiton të mbyllë dosjen e pronave

22
Sigal

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka nxituar në mënyrë të paprecedentë për të mbyllur dosjen për hetimin e Olta Xhaçkës. Pasi gjykata e shkallës së parë urdhëroi SPAK që të hetonte deputeten socialiste dhe ish-ministren e Edi Ramës, SPAK ankimoi rrëzimin e këtij vendimi, e Gjykata e Apelit në një kohë rekord nisi shqyrtimin e kërkesës për të mos hetuar Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi.

Gjykata e Posaçme e Apelit përmes një procedurë rekord kohore ka hedhur shortin, ka caktuar gjyqtaren dhe madje ka shpallur edhe datën e shqyrtimit ë ankimit të SPAK për të hetuar Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi. Organi hetues kundërshtoi vendimin e gjyqtares Flora Hajredinaj, që urdhëronte SPAK të hetonte çiftin e bashkëshortëve për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe pastrim parash. Seanca ishte lënë për këtë të premte në orën 10:00, e cila u shty për në 8 maj për shkak se një nga avokatët nuk mori pjesë në seancë. Prokurori Ols Dado, thotë se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga shtetasi Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar, apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall mbi 10 mijë m2 ku Gaçi fitoi edhe statusin e “Investitorit Strategjik” nga qeveria Rama. Organi i akuzës ndër të tjera sqaron se asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiskuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë subjekti i posaçëm Olta Xhaçka. Prokuroria e shprehet se vendimi i GJKKO është i pambështetur në ligj dhe në prova, e cënueshme dhe si e tillë duhet të ndryshohet në tërësinë e tij. Por çfarë përmbante vendimi i gjyqtares Flora Hajredinaj? Gjykata e Shkalles së Parë thotë se Olta Xhaçka, me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë. Kjo shtetase, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore.

Gjykata e Shkallës së Parë thotë se Olta Xhaçka, me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë. Kjo shtetase, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore.

Por çfarë përmbante vendimi i gjyqtares së Shkallës së Parë Flora Hajredinaj?!

Vendimi erdhi pas ankimit të bërë nga ish kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri, i cili kërkoi të hetohej përveç Jorgo Goros e disa zyrtarëve lokal, edhe Olta Xhaçka e bashkëshorti i saj Artan Gaçi lidhur me kallëzimin që eurodeputeti më herët kishte depozituar për Jorgo Goron, i cili mbahet në burg që prej marsit të vitit 2023.“Gjykata çmon se kallëzimi i shtetasit Alfred Beleri për shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal dhe Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nuk ka një vendimmarrje, dhe se ankimi i paraqitur nga shtetasi Dhionisis Alfred Beleri, për këtë pjesë të kallëzimit, është i bazuar në ligj. Në rastin konkret, Prokuroria e Posaçme duhet të regjistrojë procedim penal dhe të vazhdojë hetimet, mbi parashtrimet në kallëzimin e regjistruar me nr. 81/2023 se ish-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në pronësi të subjektit Foto Mëhilli, dhe kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve, konkretisht të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, e cila në kohën e marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli i Ministrave, ka ushtruar detyrën shtetërore të Ministres së Mbrojtjes në atë kohë, dhe funksionin politik të deputetes. Shtetasja Olta Xhaçka, me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë. Kjo shtetase, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj”, thuhet në vendimin e GJKKO.

Gjykata e Posaçme e Apelit, pas shtyrjes së seancës këtë të premte, pritet që në vijim të dalë me një vendim. Nëse pranohet kërkesa e SPAK, Xhaçka e Bashkëshorti i saj i shpëtojnë drejtësisë, por nëse miratohet vendimi i 28 shkurtit të këtij viti të gjyqtares Hajredinaj, SPAK do jetë e detyruar të regjistrojë procedimin penal dhe të hetojë “ish- çiftin investitor strategjik”.

Gjatë hetimeve prokuroria zbuloi se dy sipërfaqe në total prej rreth 10 mijë m2 tokë në Gjilekë të Dhërmiut ishin regjistruar me dokumente të falsifikuara, dhe me zhvendosje të hartës kadastrale. Sipërfaqet pas regjistrimit në emër të Stavri Mëhillit u blenë nga një kompani që do të ndërtonte resort. Faktet zbuluan se pas saj qëndronte Artan Gaçi, ish deputet dhe bashkëshorti i ish ministres Olta Xhaçka.