Dr. Zekri Palushi: Pse votimi është i rëndësishëm, dhe duhet të jetë i detyrueshëm!

201
Sigal

Dr. Zekri Palushi, Australi

 

Të dashur bashkatdhetarë! Ju kanë mbetur vetëm 4 ditë, për t’i dhënë fund këtij poshtërimi. Mos harroni se me 14 Maj, Ju nuk votoni për Amerikën, sepse, as amerikanët nuk votojnë për ne. Por mos votoni as për kandidatët ‘’pro-Amerikan-Sorosjan’’. Ju duhet të votoni për fëmijët tuaj, dhe të ardhmen e tyre, Ju duhet të votoni për vehten tuaj, vlerat tuaja moralo-njerëzore, Ju duhet të votoni për nderin tuaj, për liritë, demokracinë, pluralizmin…, dhe mbi të gjitha, -Ju duhet të votoni për mbrojtjen e integritetit, dhe sovranitetit tonë kombëtar.

Presidenti Ronald Reagan: Humbja e lirisë nuk është më larg se një gjeneratë… prandaj votë dhe vetëm votë

 

Fjala demokraci, -vjen nga fjala Greke ‘’demos’’ (që do të thotë “popull’’), dhe ‘’kratos’’ (që do të thotë  “fuqi’’). Pra, kjo fjalë do të përkthehej thjesht si: “Fuqia e popullit, apo populli në fuqi’’, që merr vlera praktike, vetëm atëherë kur populli voton i lirë, për ata që dëshiron. Susan B. Anthony, (1820-1906): një aktiviste amerikane, dhe reformatore sociale, ka thënë: “Dikush ka luftuar shumë, për të siguruar të drejtat tuaja, që të votoni, prandaj përdoreni këtë të drejtë’’! Votimi, është një e drejtë dhe gjithashtu, edhe përgjegjësi, e çdo individi. Është e vetmja rrugë, që na mundëson të zgjedhim reprezantuesit tanë, në nivele të ndryshme të qeverisjes. Në një vend demokratik me votim të detyrueshëm, çdo votë, është e barabartë, dhe çdo zë, është i barabartë. Pra, si qytetar të atij vendi, është mjaft e rëndësishme që ju, ta ushtroni këtë të drejtë; dhe vetëm duke ushtruar këtë të drejtë, ju do të jeni të sigurt, se kandidatët, që nesër do të marrin zyrat e qeverisë, janë pikërisht ata njerëz, që ju i keni zgjedhur, dhe keni votuar për to. Fatkeqësisht, në Shqipëri, -votimi nuk është i detyruar, ndërsa në Greqi, aty, nga ku rrjedh fjala DEMOKRACI, është i detyruar! Që nga viti 1924, votimi është i detyruar, edhe në Australi. Australia, është një nga vendet më të zhvilluara, dhe më të begata të botës perëndimore, me një demokraci të shkëlqyer, ku, para ligjit, dhe forcës së ligjit, të gjithë janë të barabartë, ku, për një shishe verë të padeklaruar, kryeministri i një shteti ka dhënë dorëheqjen, ku, për një dhënje dore, në mënyrë arrogante, kryetari i Partisë Punëtore, humbi zgjedhjet, dhe nuk u bë kurrë më kryeministër, ku, prokurori i përgjithshëm (në rolin e Ministrit të Drejtësisë), jep dorëheqjen, dhe përfundon karrierën e tij politike, për një akuzim, që para 30 vitesh. Kur kishte qenë vetëm 17 vjeç, kishte patur një aferë, e plot e plot, raste të tjera. Kjo pra më nxiti për të shkruar këtë artikull, nëpërmjet të cilit, do të përpiqem të argumentoj, pse, votimi duhet të jetë i detyruar?

“Prandaj, unë mendoj se votimi i detyrueshëm, duhet të shihet si një detyrim qytetar, i krahasueshëm me detyrimet e tjera qytetare si: shkollimi, pagesa e taksave të ndryshme, bindja ndaj ligjit, mbrojtja e vendit etj. Ndërkohë, që votimi nuk është i detyrueshëm, në Shqipëri, përfituesi më i madh  mbetet Edi Rama, një individ plotësisht i dështuar, që edhe pse ka vite në pushtet, s’ka arritur të krijojë një figurë dinjitoze, si burrë-shteti.”

*Votimi i detyruar, është një përgjegjësi/fuqi/mjet, me të cilën, ne fitojmë të drejtat tona.

* Votimi i detyruar, siguron atë që, qeveria e zgjedhur të shihet si një qeveri legjitime. Çfarëdo qoftë përfundimi, qeveria e zgjedhur shihet si zgjedhje e shumicës/mazhorancës.

*Votimi i detyruar, rrit numërin i votuesve. Nuk mund të quhet demokraci, nëse qeveritarët e atij vendi janë votuar vetëm nga më pak se gjysma e popullit, ndërkohë që  gjysma tjetër qëndron “indiferente’’.

*Një votim i detyrueshëm, do të siguronte atë që qeveria e zgjedhur, do të ishte reprezantusja e shumicës së popullit, dhe jo, vetëm pak individësh.

*Nqs votimi do të ishte i detyrueshëm, atëherë politikanët nuk do të kishin nevojë që të kërkonin mbështetje financiare nga milionerët për të mbështetur fushatën e tyre politike, elektorale. Në këtë mënyrë, kandidatët nuk do të humbnin kohë për të inkurajuar votuesit e tyre, që të shkojnë për të votuar, por do të koncentroheshin në problemet e shumta, që zgjedhësit ju paraqesin.

*Nqs votimi do të ishte i detyruar, votuesve s’do t’ju imponohej të votonin për dikë, në shkëmbim të diçkaje. Ata, duke ditur se votimi është plotësisht i fshehtë, dhe sekret, do të votonin vetëm për ata kandidatë që dëshirojnë.

*Votimi i detyrueshëm, ndihmon për një Stabilitet Politik të qëndrueshëm. Dihet se ku ka ndarje, ka edhe destabilitet. Kjo do të thotë se kur në një vend populli nuk shqetësohet aq shumë, për të shkuar tek kutia e votimit, rreziku i një destabiliteti politik, (që vjen si pasojë e një krize, apo udhëheqësve me agjenda të fshehta), është i madh.

*Votimi i detyruar, inkurajon votuesit për një vet-edukim më të mirë! Kështu pra, ata të ndërgjegjshëm për rëndësinë e votës së tyre, bëjnë kërkime, për t’u informuar sa më shumë rreth kandidatëve. Në këtë mënyrë, ata dinë të përzgjedhin më të mirin. Nga ana tjetër, kjo do t’i detyronte kandidatët që të bëhen më shumë transparent, sidomos rreth qëndrimeve në problemet kontraversale.

*Votimi i detyrueshëm, do ta bënte popullin që t’i merrte më me seriozitet, si zgjedhjet, ashtu edhe kandidatët. Një votimi i detyrueshëm, do t’i bënte njerëzit më të interesuar për ndërtimin e një qeverie, që do t’i shërbente shumicës, dhe jo vetëm disa grupimeve. Kjo do të çonte drejt një prosperiteti më të mirë dhe një uniteti kombëtar.

*Mbi të gjitha, – Votimi i detyruar, – është një avantazh i madh për popullin.
Kutia e votimit, është një ballafaqim paraprak, ku njerëzit, me vullnetin e tyre të lirë, zgjedhin përfaqësuesin e preferuar, ndryshe do të ishte si në një restaurant, ku i thua kamarjerit të të sjellë çfarë të dojë vetë.

“Ju ka ngelur në gojë fjala “Non-Grata’’ e Sali Berishës, edhe pse, tashmë gjithkush ja dinë burimin këtij “vendimi’’! Kjo më kujton një ironizim të bukur, që përdornin pukjanët: Një çobani i kishin humbur lopët, dhe kishte dalë t’i kërkonte, ndërkohë, familjarët e tij e thërrasin, duke i thënë të kthehej, se lopët kishin ardhur tek shtëpia. Çobani ju përgjigjet: ‘’Nuk kthehem jo, pa i kërkue, andej nga pata mendjen’’…

Unë mund t’ju them me siguri se: Votimi i detyrueshëm, është një nga mjetet më të rëndësishme, që e mban Sistemin Politik Australian, përgjegjës para popullit. Në vendet ku votimi s’është i detyrueshëm, (si Shqipëria), kandidatët, dhe partitë, i fokusojnë përmbushjet e premtimeve të tyre, në minoritetin e popullsisë, pra, mendojnë vetëm për ata që votojnë për to, ndërkohë që përmbushja e këtyre premtimeve, mund të jetë në dëm të shumicës: pra të atyre që përtojnë të votojnë, apo të protestojnë duke mos votuar! Prandaj, unë mendoj se votimi i detyrueshëm, duhet të shihet si një detyrim qytetar, i krahasueshëm me detyrimet e tjera qytetare si: shkollimi, pagesa e taksave të ndryshme, bindja ndaj ligjit, mbrojtja e vendit, etj. etj. Ndërkohë, që votimi nuk është i detyrueshëm, në Shqipëri, përfituesi më i madh, ka qenë, dhe mbetet Edi Rama: një individ plotësisht i dështuar, që edhe pse ka vite në pushtet, s’ka arritur të krijojë një figurë dinjitoze, si burrë-shteti. Fjalori i tij, është një turp kombëtar, që ofendon moralin, dhe vlerat tona njerëzore! Qëndrimet e tij anti-kombëtare janë mjaft të lakmueshme, për të gjithë armiqtë tanë kombëtar. Korrupsioni, dhe veprimet e tij, mashtruese, manipuluese, mafioze janë konkuruese edhe me forcat më të errta në botë. Edhe gjatë kësaj fushate elektorale, ai vazhdon me fjalorin e tij halucinik, kaotik, të pistë, e të pa kuptimtë, që kryesisht përmban zorrë, varre, të vdekur, …., a thua se është në fazën e zgjimit nga narkoza, kur i hoqën apendisitin. Do të mjaftonte të nxirrni një konkluzion rreth personalitetit të tij, nëse keni ndjekur emisionin “Të paekspozuarit’’, ku ai ballafaqohet me moderatorin  Rakipi, dhe gazetarët Siamini dhe  Abilekaj, fuqia intelektuale e të cilëve, gjatë gjithë kohës, sfidonte me fakte llogjikën e pallogjikshme të kryeministrit. Nga fundi, ai u iritua aq shumë sa dukshëm po i çahej hunda për dozën e rradhës të drogës… kështu, me shpejtësi po mundohej të hiqte mikrofonin, duke mos i dalë kohë, as për formulimin e një mesazhi të thjeshtë, për popullin e tij! Atij, si dhe disa aktivistëve “analist’’, ju ka ngelur në gojë fjala “Non-Grata’’ e Sali Berishës, (edhe pse, tashmë gjithkush ja dinë burimin këtij “vendimi’’)! Kjo më kujton një ironizim të bukur, që përdornin pukjanët, (një çobani i kishin humbur lopët, dhe kishte dalë t’i kërkonte, ndërkohë, familjarët e tij e thërrasin, duke i thënë të kthehej, se lopët kishin ardhur tek shtëpia. Çobani ju përgjigjet: ‘’Nuk kthehem jo, pa i kërkue, andej nga pata mendjen’’. Të dashur bashkatdhetarë! Ju kanë mbetur vetëm 4 ditë, për t’i dhënë fund këtij poshtërimi. Mos harroni se me 14 Maj, Ju nuk votoni për Amerikën, sepse, as amerikanët nuk votojnë për ne. Por mos votoni as për kandidatët ‘’pro-Amerikan-Sorosjan’’. Ju duhet të votoni për fëmijët tuaj, dhe të ardhmen e tyre, Ju duhet të votoni për vehten tuaj, vlerat tuaja moralo-njerëzore, Ju duhet të votoni për nderin tuaj, për liritë, demokracinë, pluralizmin…, dhe mbi të gjitha, -Ju duhet të votoni për mbrojtjen e integritetit, dhe sovranitetit tonë kombëtar. Mos qëndroni indiferent ndaj ngjarjeve, dhe mos injoroni jetën e vështirë, dhe tepër të rrezikshme, që jeni të detyruar ta bëni! Shkrimtari Anglez, C.S. Lewis (1898-1963) ka thënë:“Një gjë, nga më të  dobëtat që njerëzit e thjeshtë bëjnë, është mbyllja e syve para fakteve’’. Pra, shfrytëzojeni në maksimum të drejtën që keni për të votuar! Duke ja dhënë votën tuaj, kandidatëve të Koalicionit “Bashkë Fitojmë’’, Ju keni përmbushur detyrimin tuaj, më të lartë patriotik, ndaj familjes dhe atdheut, për të cilën, do të hyni në historinë tonë kombëtare.