Karikaturisti Arben Meksi merr çmimin ndërkombëtar në Kanada 

Arben Meksi
Arben Meksi

-Në konkursin ndërkombëtar të karikaturës me temën “Liria e shtypit në botë ”

-Karikaturisti Arben Meksi merr çmimin e ekselencës.

NOA

-Në këtë  konkurs ku morën pjesë karikaturistë nga 62 vende të botës, u zgjodhën 470 karikaturat për të konkuruar.

-Juria e konkursit  seleksionoi karikaturat më të mira. Arben Meksi u vlerësua me çmimin e ekselencës.

-Ky  konkurs zhvillohet për çdo vit që nga viti 2000 dhe është nga më të rëndësishmit në botë, me temën e lirisë së shtypit të shkruar dhe atë audiovizive.

-Ky çmim është i dyti që karikatura shqiptare merr në këtë vend të zhvilluar si Kanadaja, pas atij që karikaturisti dhe piktori i njohur Ilir Pojani mori përpara 35-vjetësh.

Karikatura fituese e Arben Meksit u vlerësua jo vetëm për mesazhin dhe metaforën e goditur që përcillte, por edhe për realizimin artistik të saj.

-Fituesit e çmimit u shpallën nga juria në datën 3 maj 2023.