Dr. Xhelal Mziu: Rënia e importit të ushqimeve, tregon emigracionin e lartë, subvencionet e bujqësisë 6-10 herë më të ulta se rajoni!

42
Xhelal Mziu
Sigal

Rënia e importit të ushqimeve, tregon emigracionin e lartë dhe dobësitë në konsum! Blegtoria në rënie drastike! Subvencionet e bujqësisë 6-10 herë më të ulta se rajoni!

Produktet e mishit dhe bulmetit pësojnë një rritje të importit dhe pasqyrojnë krizën e sektorit të blegtorisë, në 4 mujorin e parë të vitit

Rënia e ushqimeve në një kohë që prodhimi vendas mbetet i njëjtë, zbulon trendet negative të emigracionit dhe dobësitë në konsum prej çmimeve të larta në vend!

Kemi rënie të madhe, të dy grupeve kryesore, sheqernave me 41% dhe drithërave me 28%, kjo rënia në këto artikuj është pasqyrim i ndryshimit të popullsisë në favor të plakjes dhe emigracionit të lartë.

Në 2023 mbi 30 mijë persona kanë kërkuar azil në Britaninë e Madhe dhe BE, teksa mijëra të tjerë kanë emigruar në mënyrë të rregullt në vendet e BE, Kanada dhe SHBA.

Emigracioni i lartë po shuan çdo vit nga një qytet në vit me madhësinë e një qyteti mesatar.

Mbi 80% e kësaj grup-moshe janë të rinj dhe përbëjnë konsumatorin kryesor, iimportet nuk po rikuperohen nga dobësitë në konsum të popullatës!

Rënie dyshifrore të sasive të importit janë dhe produkte të tjera si farat, vajrat, peshku, frutat, zarzavatet etj.

Numri i bagëtive në zonat rurale të vendit po tkurret me shpejtësi nga pakësimi i popullsisë rurale dhe kostove të larta që ka mbarështimi i bagëtive dhe mos subvencionimi i tyre.

Bujqësia shqiptare nën udhëheqjen e rilindjes, vuan nga mbështetja qeveritare, subvencione minimaliste 6-10 herë më pak se rajoni, informaliteti i lartë dhe mungesë të dhënash të besueshme.