Nishani vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë, merr pjesë në Samitin e Pestë të Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit

459
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis sot në Bosnje dhe Hercegovinë, për të marrë pjesë në Samitin e Pestë të Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të zhvillohet në Sarajevë, më 28-29 maj 2016. Kjo nismë është iniciuar në vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia me synim forcimin e dialogut politik nëpërmjet bashkëpunimit rajonal si dhe integrimit evropian të të gjitha vendeve të Evropës Juglindore. Përveç liderëve të vendeve të rajonit, Presidentëve të Bosnje dhe Hercegovinës, Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, i Ftuari i Nderit nga vendet drejtuese të Bashkimit Evropian këtë vit, do të jetë Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella. Presidenti Nishani do të diskutojë në Takimin Plenar të Kryetarëve të Delegacioneve “Një marrëveshje e re për një epokë të re”, si edhe do të mbajë një fjalë në panelin e “Samitit 100”, takimi më i madh e i përvitshëm i liderëve të biznesit në Evropën Juglindore.
Sigal